Pasojat nga tërmeti më i fuqishëm ndër dekada në Tajvan
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Kjo foto e bërë nga Agjencia Qendrore e Lajmeve të Tajvanit (CNA) më 3 prill 2024, tregon një ndërtesë të dëmtuar në Hualien, pas tërmetit të fuqishëm që e goditi Tajvanin.

2
Ekipet e shpëtimit në terren në Hualien, 3 prill 2024. Mediat lokale raportojnë se ka njerëz që kanë ngecur në ndërtesat e dëmtuara.

3
Një ndërtesë e rrëzuar si pasojë e tërmetit në Nju Taipei, Tajvan.

4
Aksioni për të shpëtuar të bllokuarit në ndërtesat e shkatërruara në Hualien, 3 prill 2024.
Tërmeti, i cili shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në kryeqytetin Taipei, ndodhi në orën 7 e 58 minuta sipas orës lokale, në një thellësi prej 15.5 kilometrash larg bregdetit jugor të Tajvanit, njoftoi shërbimi sizmologjik shtetëror.