Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës (PK) shënoi ceremoninë kryesore të shënimit të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Pjesëtarë të njësiteve të ndryshme të këtyre dy institucioneve parakaluan në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se FSK-ja është e gatshme ta mbrojë sovranitetin e vendit. Forca të paqes i quajti FSK-në dhe Policinë, presidentja Vjosa Osmani.
25-vjetori i Çlirimit: Ushtarët dhe policët parakalojnë në Prishtinë

1
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, u mbush me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Njësite të ndryshme të këtyre dy organizatave të sigurisë parakaluan për nder të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, më 12 qershor 2024.

2
Skena e përgatitur për parakalimin e njësiteve të FSK-së dhe Policisë, me qytetarë të shumtë të mbledhur për ta shikuar paradën në Ditën e Çlirimit të Kosovës, 25 vjet pas, 12 qershor 2024.

3
Njëri prej njësiteve të FSK-së duke parakaluar në sheshin e kryeqytetit për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, 12 qershor 2024.

4
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke parakaluar në sheshin e kryeqytetit m 12 qershor 2024, për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës.