Java nëpërmjet fotografive
Fillimi i procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, shënimi i përvjetorit të rrethimit të Sarajevës dhe sulmet ruse në lagjet e banimit në Ukrainë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Një regjistruese nga Agjencia e Statistikave e Kosovës duke i bërë pyetje një burri në shtëpinë e tij, në Prishtinë, më 5 prill, në ditën e parë të procesit të regjistrimit të përgjithshëm të popullisë.

2
Ushtarë ukrainas duke vendosur flamurin kombëtar në arkivolin e një bashkëluftëtari të rënë, gjatë një ceremonie në Sheshin e Pavarësisë, në Kiev, më 5 prill.

3
Besimtarë myslimanë duke falur namazin e së premtes, gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, në xhaminë Data Darbar, në Lahore, Pakistan, më 5 prill.

4
Njerëz duke ecur në përvjetorin e fillimit të rrethimit të Sarajevës, pranë këpucëve që simbolizonin qytetarët e vrarë, më 5 prill.