Komunat në Kosovë thonë se u përmbahen rregullave të përcaktuara në udhëzuesin për ushqimet në çerdhe. Në këtë udhëzues përcaktohen kaloritë, proteinat, vitaminat, hekuri, yndyrat dhe fibrat që fëmijët duhet të marrin. Për përgatitjen e ushqimeve për çerdhet publike në Prishtinë përkujdeset Kuzhina Qendrore. Nga ky institucion thonë se fëmijëve u ofrojnë ushqim të freskët çdo ditë. Në Kosovë janë 49 çerdhe publike dhe 177 private.
Përgatitja e ushqimit për fëmijët në çerdhet e Prishtinës
 
1
Vakte ushqimore që u servohen fëmijëve në kopshtet në Prishtinë. 
 
2
Një punonjëse në Kuzhinën Qendrore në Prishtinë. Ky institucion është përgjegjës për përgatitjen e tri vakteve ushqimore për fëmijët e çerdheve në kryeqytet. 
 
3
Një punonjëse e Kuzhinës Qendrore duke përgatitur ushqime për fëmijët e çerdheve në Prishtinë. Drejtuesit e Kuzhinës thanë se ushqimet paketohen në kushte të sigurta dhe transportohen në institucione parashkollore. 
 
4
Një çerdhe në Prishtinë tha se çdo ditë pranon nga Kuzhina Qendrore vakte të freskëta ushqimore për 163 fëmijët e çerdhes. 
 
 
 
 
