Disa shtëpi i kaploi zjarri në Fagradalsfjall, në jugperëndim të Islandës, më 14 janar, pasi një vullkan shpërtheu për të dytën herë në më pak se një muaj.
Lufta në Ukrainë, mbeturinat e grumbulluara në lumin Drina në Bosnje e Hercegovinë, një dasmë masive tradicionale e komunitetit hindu në Pakistan janë disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në fshatin Orllan të Podujevës, një tufë drerësh thyenin qetësinë e këtij fshati piktoresk. Këto janë kafshët e fermës së familjes Tullari. Ferma shtrihet në një sipërfaqe prej shtatë hektarësh. Radio Evropa e Lirë më 11 janar vizitoi fermën dhe ju sjell këto fotografi të bukura të drerëve.
Muret e betonta të strehimoreve nga bombardimet në Rrugën 232 në jug të Izraelit, janë bërë një kanavacë e dhimbjes për familjet dhe miqtë që u vranë brenda tyre nga grupi radikal palestinez Hamas - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Për vizitorët që udhëtojnë në qytetin historik të Vishegradit, në Bosnjë e Hercegovinë, pamja e parë që ata shohin është një grumbull masiv mbeturinash që noton në lumin Drina. Mbeturinat nuk përbëjnë kërcënim vetëm për turizmin, por shqetësimet rriten për ndikimin e tyre në shëndet kur ato digjen.
Pasi Vladimir Lenini vdiq në janar të vitit 1924, Sheshi i Kuq i Moskës u shndërrua në vendin e një sërë strukturash që u ndërtuan për kufomën e balsamosur të themeluesit të Bashkimit Sovjetik.
Acari dhe bora shkaktuan rrëmujë nëpër vendet nordike këtë javë, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë dhe shumë të tjerë të ngujuar në automjetet e tyre në autostrada. Meteorologët parashikojnë temperatura edhe më të ulëta ditëve të ardhshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Para Luftës së Dytë Botërore dhe një diktature komuniste, e cila e shkatërroi Budapestin në shekullin XX, kryeqyteti hungarez ishte shtëpi e disa thesareve arkitekturore që tani ekzistojnë vetëm në fotografi.
Qytetarët në mbarë botën kanë festuar Vitin e Ri. Në Londër, Paris, Phenian, Berlin, Nju Jork, Moskë e shumë qytete të tjera, Viti i Ri 2024 u prit me spektakël fishekzjarrësh.
Në këtë fotogaleri, ju sjellim disa prej fotografive më të veçanta dhe më domethënëse që kanë shkrepur fotoreporterët e byrosë në Prishtinë të Radios Evropa e Lirë - Arben Hoti, Bujar Tërstena, Ibrahim Berisha, Ekrem Fazliu e Rrahman Osmani - gjatë vitit 2023. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Danubi u shtri përtej brigjeve të tij si rezultat i shirave dhe reshjeve të fundit të borës, duke e vënë kryeqytetin e Hungarisë nën alarm nga përmbytjet.
Shfaq më shumë