Streha e drerëve në Orllan të Podujevës
Në fshatin Orllan të Podujevës, një tufë drerësh thyenin qetësinë e këtij fshati piktoresk. Këto janë kafshët e fermës së familjes Tullari. Ferma shtrihet në një sipërfaqe prej shtatë hektarësh. Radio Evropa e Lirë më 11 janar vizitoi fermën dhe ju sjell këto fotografi të bukura të drerëve.
1
Një shtresë e bardhë bore kishte mbuluar fshatin Orllan në Podujevë më 11 janar. Zhurmat e vrapimeve të shpejta të drerëve thyenin qetësinë e këtij fshati piktoresk.
2
Skaj shtëpisë së tyre, familja Tullari ka një fermë ku rrit drerë.
3
Aktualisht janë rreth njëzet drerë në një sipërfaqe prej shtatë hektarësh.
4
Agron Tullari që kryesisht kujdeset për drerët, i quan krijesa të dashura për njerëzit.