Acari mbërthen vendet nordike
Acari dhe bora shkaktuan rrëmujë nëpër vendet nordike këtë javë, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë dhe shumë të tjerë të ngujuar në automjetet e tyre në autostrada. Meteorologët parashikojnë temperatura edhe më të ulëta ditëve të ardhshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Skuterët e mbuluar me borë më 4 janar 2024 në Sundbyberg, afër Stokholmit. Temperaturat e ftohta ranë deri në -44,6°C pranë kufirit finlandez në stacionin e motit Karesuando që ndodhet në Laplandë të Suedisë.

2
Një veturë e mbuluar me dëborë pas reshjeve të 4 janarit 2024 në Sundbyberg, afër Stokholmit.

3
Një grua mban dy qese derisa ecën në një rrugë të mbuluar me borë, 4 janar 2024 Suedi.

4
Dy mjellma duke notuar pranë brigjeve me akull të detit në Finlandë, 4 janar 2024.