2023-shi nga objektivi ynë
Në këtë fotogaleri, ju sjellim disa prej fotografive më të veçanta dhe më domethënëse që kanë shkrepur fotoreporterët e byrosë në Prishtinë të Radios Evropa e Lirë - Arben Hoti, Bujar Tërstena, Ibrahim Berisha, Ekrem Fazliu e Rrahman Osmani - gjatë vitit 2023. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Deponia e mbeturinave në Mirash. Në mungesë të një fabrike për trajtimin e mbeturinave me origjinë shtazore, ato jo rrallë herë hidhen në kontejnerë të përbashkët në zona urbane, dhe pastaj dërgohen si mbeturina të amvisërisë në deponinë sanitare në Mirash.

2
Zjarri nga furra që djeg nikelin në Ferronikel. Në fund të tetorit të vitit 2021, punëtorët e Ferronikelit kishin protestuar para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar ndihmë që puna e tyre të mos ndërpritej. Koorporata metalurgjike në Drenas, NewCo Ferronikeli Complex LLC, rinisi prodhimin pas dy vjetësh.

3
Një ushtar i lënduar i KFOR-it duke u bartur me barelë në Zveçan, më 29 maj 2023, kur gjatë protestave të vazhdueshme të serbëve në komunat veriore, ishin sulmuar dhe kishin pësuar lëndime 30 ushtarë të KFOR-it.

4
Performancë artistike gjatë hapjes së Ekspozitës së Holokaustit nga Organizata joqeveritare Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në Muzeun e Kosovës, në Prishtinë.