Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Mbi 1.600 persona janë ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve me Forcë, Radio Evropa e Lirë ju sjell një pasqyrë të jetës së tyre para se të zhdukeshin, përmes kujtesës së familjarëve. (Kjo video u publikua fillimisht në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve)
Ka gati një vit që gazetari bjellorus, Aleh Hruzdzilovich, u dëbua nga regjimi i shtetit të tij vetëm pse bënte punën e tij. Besohet se 200.000 deri në gjysmë milioni bashkëvendës të tij mund të jenë larguar nga vendi i tyre, si pasojë e shtypjes së regjimit.
Zyrtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti thonë se në fshatrat Skifteraj dhe Ramnishtë të kësaj komune janë dy xhami, që funksionojnë jashtë kontrollit të tyre dhe “me imamë të vetëshpallur”.
Kosova po përballet me valën e nxehtësisë që ka goditur Evropën. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga temperaturat ditëve në vijim. Instituti Hidrometeorologjik tha se era mund të ndikojë që temperaturat të arrijnë deri në 40 gradë celsius.
Lufta e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë kujton arsyen e formimit të NATO-s në vitin 1949: për t’iu kundërvënë agresionit sovjetik. Sot, aleanca më e madhe ushtarake në botë numëron 31 vende anëtare dhe është në proces të zgjerimit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu bashkua udhëheqësve të NATO-s në mbledhjen e parë të Këshillit të ri NATO-Ukrainë, që u mbajt në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Vilnius.
Ndonëse i premtuan një rrugë më të thjeshtëzuar, udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s nuk i ofruan Ukrainës ndonjë afat kohor për anëtarësimin në aleancë.
Tre zyrtarë policorë të Kosovës, të cilët u liruan nga autoritetet e Serbisë, arritën në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdare.
Pasi u nda nga arti për shumë vite, piktorja kosovare, Granita Grezda-Lila, iu rikthye profesionit të saj duke prodhuar enë qeramike të pikturuara. Kjo punë dore e saj tani i është shndërruar në një biznes që po rritet dita-ditës.
Duhen mesatarisht 5 vjet e tre muaj pritje për trajtimin e një padie civile nga gjykatat e Kosovës.
Shoferë kamionësh në territorin e Serbisë kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt tri pikave kufitare me Kosovën, Merdare, Jarinjë dhe Bërnjak, që nga mbrëmja e 19 qershorit, duke mos lejuar kamionë me targa të Kosovës të kalojnë nëpër territorin serb.
Në fshatin Janjevë, në komunën e Lipjanit, Sali Gashi me të birin janë të vetmit që prodhojnë dajre. Në familjen e tyre, që i përket komunitetit rom, zanati i bartur ndër breza iu ndihmon të sigurojnë jetesën.
Grupe serbësh lokalë u mblodhën pasditen e 13 qershorit në Mitrovicë të Veriut për të kundërshtuar arrestimin e një bashkëqytetari të tyre nga Policia e Kosovës. Millun Millenkoviq dyshohet se ka organizuar dhunën kundër ushtarëve të NATO-s në Zveçan, më 29 maj. (Montazhi Bujar Tërstena)
Disa serbë lokalë janë mbledhur te shkolla teknike pas arrestimit të Millun Milenkoviq- Llune. Në Mitrovicë të Veriut është vërejtuar prani e shtuar e Policisë së Kosovës.
Thirrjet për barazi nga komuniteti LGBTI+ shpesh përballen me komente, në të cilat thuhet se shteti i Kosovës u ofron atyre të drejta të barabarta. Por, ku qëndron në të vërtetë Kosova, krahasuar me vendet evropiane? Në këtë video, ju sjellim disa fakte të përmbledhura për këtë çështje.
Një grup serbësh në Zveçan kanë shpalosur një flamur të gjatë të Serbisë, gjatë një proteste më 31 maj para ndërtesës komunale atje, kundër kryetarit të ri shqiptar. Të njëjtin mëngjes, pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, vendosën tela me gjemba.
Shfaq më shumë