Shiu vërshon Prishtinën
Në dekadën e fundit, Kosova është përballur të paktën dhjetë herë me vërshime, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Njëjtë ka ndodhur edhe të dielën në kryeqytet.
 
1
Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, janë vërshuar në pasditen e së dielës, si pasojë e një shiu të rrëmbyeshëm. 
 
2
Shi ka rënë edhe në qytetet në afërsi, por nuk është raportuar për situatë të njëjtë.
 
3
 
Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në ambiente të sigurta.
 
 
4
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se ekipet emergjente janë në teren, bashkë me zjarrfikësit, për të sanuar gjendjen.
 
 
 
