Me fletë, tullumbace apo topa në duar, rreth 50 fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjetën argëtim në një kamp veror në Parkun e Taukbahçes në Prishtinë. Organizata “The Ideas Partnership (TIP)” thotë se kampi synon t’u sjellë argëtim dhe mundësi integrimi këtyre fëmijëve “të cilëve u mohohet një fëmijëri e lumtur” për shkak të kushteve të vështira socio-ekonomike dhe diskriminimit në shoqëri.
Lojëra dhe buzëqeshje: Fëmijët e pakicave shijojnë Parkun e Taukbahçes
 
1
Dy nga vajzat pjesëmarrëse luajnë me një tullumbace, të rrethuara me shumë fëmijë të tjerë të moshave 9 deri 13 vjeç.
 
2
Ditën e parë të kampit veror të sivjetmë, fëmijët e kaluan në Parkun e Taukbahçes, në Prishtinë.
 
3
Aktivitetet do të vazhdojmë edhe më 2 gusht, nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në parkun e njohur si Pishat e Sllatinës, në Fushë Kosovë.
 
4
Organizata TIP ka organizuar këtë kamp veror tash e disa vite. Këtë vit, disa prej mbikëqyrësve në kamp kishin qenë pjesëmarrës në vitet paraprake.
 
 
 
