Fillimi i vitit shkollor në Kosovë, një kapitull i ri për Nazarin larg Ukrainës
Nazar Chaban, 10 vjeç nga Ukraina, nisi vitin e ri shkollor mijëra kilometra larg vendlindjes së tij. Duke u larguar nga lufta, Nazar mbërriti në Kosovë vitin e kaluar me nënën e tij, Tetianën, me profesion gazetare, si pjesë e një programi për strehimin e gazetarëve ukrainas. Ky program, përmes së cilit në Kosovë strehohen 13 gazetarë ukrainas, është iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.
Përmbajtja
-
5 qershor 2026A e zgjidh vota e 7 qershorit krizën politike në Kosovë?
-
3 qershor 2026Pse po protestohet për Zvërnecin?