Policia, FSK-ja dhe kryeministri Kurti në thumb të lajmeve të rreme
Siguria, politika dhe temat sociale janë fushat për të cilat është shpërndarë më së shumti keqinformim në Kosovë në 12 muajt e fundit, ka gjetur një raport i publikuar nga platforma për verifikim të fakteve hibrid.info. Institucionet për të cilat në media dhe rrjete sociale janë shpërndarë më së shumti lajme të rreme janë Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është personaliteti për të cilin janë shpërndarë më së shumti lajme të rreme. Sa i përket konflikteve, më së shumti ka lajme të rreme për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Për të kuptuar më shumë detaje shikojeni këtë video shpjeguese.
Përmbajtja
- 
![Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?]() 29 tetor 2025 29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?
- 
![Illustration for Donbas Realii]() 23 tetor 2025 23 tetor 2025Pse Putin e do me çdo kusht rajonin ukrainas Donbas?
- 
![Çfarë duhet të dini për zgjedhjet lokale?]() 7 tetor 2025 7 tetor 2025Çfarë duhet të dini për zgjedhjet lokale?
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
