Arbana Vidishiqi është zëvendëskryeredaktore e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Teksa në Turqi po zhvillohen protestat më të mëdha në më shumë se një dekadë, ka shumë spekulime nëse këto ngjarje do ta sfidojnë realisht presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, apo do të shkaktojnë lëvizje të mëtejshme drejt autoritarizmit.
"Populli i Kosovës duhet ta kuptojë se Shtetet e Bashkuara të ditës së sotme nuk janë Shtetet e Bashkuara të viteve 1998, 1999, 2000 e kështu me radhë. Situata ka ndryshuar", thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish diplomati amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, James Hooper.
“Lufta e Ftohtë ka qenë luftë globale midis dy super-fuqive të atëhershme... Rusia, nën Putinin, nuk mund ta përsërisë këtë”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ish-diplomati amerikan, Louis Sell.
“Një marrëveshje e dobët mbi Sirinë, për shkak të një qëndrimi të dobët të SHBA-së, shkon në dëm të Kosovës, si aleate e SHBA-së”, thotë James Hooper, drejtor menaxhues i Grupit Publik për Politika dhe të Drejtën Ndërkombëtare.
“Shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës vazhdojnë të jenë pro-amerikanë dhe pro-perëndimorë, por numri i atyre që po radikalizohen është në rritje”, thotë në një intervistë për REL, David Phillips, nga Instituti për Studime të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia.
Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, Roger Wicker, thotë në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë se ISIS-i është një “kancer shumë i rrëzikshëm”, që duhet të mposhtet ushtarakisht.
“SHBA-ja shpresoj të jetë duke bashkëpunuar me udhëheqjen politike në Kosovë për ta parandaluar përkeqësimin e gjendjes aktuale”, thotë në një intervistë për REL, James Hooper, ish diplomat amerikan.
"Dua të besoj se ka ardhur koha që të punojmë për të ardhmen e secilit njeri të Kosovës duke i mundësuar atij që ta dojë dhe respektojë vendin e tij", ka thënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në intervistën për REL.
"Është e rëndësishme që si institucione të veprojmë kundër individëve dhe grupeve që përbëjnë kërcënim për sigurinë tonë", ka thënë presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, në një intervistë për REL.
Autoritetet e rendit në Kosovë kanë arrestuar dy persona, nën dyshimet për nxitje terrorizmi. Njëri nga të arrestuarit është imam i një xhamie në Gjilan.
Prokurori kryesor i grupit hetues të BE-së, Clint Williamson, ka thënë se ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë kundër zyrtarëve të lartë të UÇK-së.
“Gjykata ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe do të ndiqen penalisht ata individë që kanë bërë krime”, thotë Mark Ellis, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit Ndërkombëtar të Avokatisë.
Në Krime, analogjia me Kosovën nuk pi ujë në asnjë kuptim, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish diplomati amerikan, Louis Sell.
Prokuroria serbe thotë se ka të dhëna për persona që janë direkt të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi. Familjarët dyshojnë në zotimet e prokurorisë, por thonë se nuk heqin dorë...
"Zgjedhjet komunale nuk nënkuptojnë bashkëqeverisje dhe as bashkë-organizim të tyre. Kosova i organizon dhe është përgjegjëse për to", thotë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëputje të ndonjë pjese të saj dhe ky është një parim shumë i rëndësishëm”, thotë Eliot Engel, ligjvënës amerikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
“Është takim simbolik dhe është i rëndësishëm, sepse për të parën herë takohen presidenti i Republikës së Kosovës dhe presidenti i Republikës së Serbisë”, ka thënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.
Shfaq më shumë