Njohësit e çështjeve politike thonë se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve, mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit të Kosovës.
Ndërsa Kosova përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, analistët politikë tërheqin vërejtjen se vendi mund të rrëshqasë drejt krizës institucionale.
Prokuroritë e rajoneve të ndryshme të Kosovës kanë nisur hetime në disa pista për shkelje penale gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas raporteve zyrtare, shkeljet më të shpeshta ishin cenimi i fshehtësisë së votimit dhe sulmet ndaj personave zyrtarë.
Disa përfaqësues politikë të komuniteteve pakicë joserbe në Kosovë, të cilët, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, do të mbështesnin - parimisht - cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re.
David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë treguar se grindjet e kryeministrit Albin Kurti me amerikanë, e kanë dëmtuar deri në një masë partinë e tij - Lëvizjen Vetëvendosje.
Natën kur sy e veshë ishin te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, platforma online e këtij institucioni doli nga sistemi për orë të tëra.
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e re e Kosovës nga cilado forcë politike që formohet, duhet ta ketë të qartë realitetin mbi marrëdhëniet aktuale të Kosovës me aleatët dhe të krijojë një strategji për politikën e jashtme.
Radio Evropa e Lirë gjatë 9 shkurtit transmetoi drejtpërdrejt një emision special lidhur me zgjedhjet parlamentare 2025 në Kosovë, duke ofruar analiza të thelluara me mysafirë në studio, rezultate në kohë reale dhe lidhje direkte nga terreni.
Rezultati preliminar aktual krijon situatë të paqartë dhe jopërfundimtare lidhur me atë se si do të jetë numri i ulëseve në Kuvendin e Kosovës për secilin subjekt politik, si dhe kush do t’i qaset formimit të qeverisë së re, vlerësojnë nga Grupi Ballkanik për Politika në Prishtinë.
Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë besimin.
Kosova mbajti zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Në kohën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike, është thelbësore që Kosova të rreshtohet me aleatët e saj ndërkombëtarë. Dështimi për ta bërë këtë, rrezikon ta shtyjë vendin në izolim ose ta lërë atë të bllokuar në një konflikt të ngrirë, thonë vëzhguesit në SHBA dhe Evropë.
Shfaq më shumë