Për ruajtjen e vendit të punës, nevojitet edhe shëndet i mirë, e që nuk është e lehtë të mbahet pa sigurim shëndetësor.
Kamera të prodhuara nga një kompani kineze, e cila së voni u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përdoren në vendvotimet për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Kompania kosovare që furnizoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me to thotë se nuk ka shqetësime të sigurisë për kamerat.
A keni vendosur se cilës parti t’ia jepni votën tuaj? Nëse jo, ky udhëzues nga Ekrem Idrizi ofron një përmbledhje të asaj se ku qëndrojnë partitë politike për çështjet më me rëndësi për votuesit, bazuar në premtimet që ata i kanë bërë – apo nuk i kanë bërë – gjatë fushatës.
Millosh Kovaçeviq, 32 vjeç, nga fshati Bajë i Komunës së Skenderajt, thotë se është shkarkuar nga autoriteti i përkohshëm komunal, që vepron brenda sistemit të Serbisë, vetëm për faktin se është angazhuar politikisht kundër Listës Serbe.
Që nga shpallja e pavarësisë më 2008, buxheti vjetor ka ndjekur trendin konstant të rritjes. Ndër vite, qeveritë e ndryshme kanë pasur prioritete të ndryshme gjatë menaxhimit të buxhetit vjetor.
Ndihma financiare, punësime e subvencione - nga buxheti i Serbisë dhe ai i Kosovës - premtojnë subjektet politike serbe në këmbim të votave gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komuna apo organet komunale konsiderohen ndër organet e para përgjegjëse për reagim dhe parandalim në disa raste të fatkeqësive natyrore, ku përfshihen edhe rreziqet nga shembja.
Shala, Jonuzi dhe Bahtijari e pranuan fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024.
Veton Morina, 13 vjeç, Ideal Rama, 15 vjeç, dhe Ramë Mehmetaj, 15 vjeç, humbën jetën më 1 shkurt nga shembja e një objekti të vjetër në Jabllanicë - pjesa jugperëndimore e Kosovës.
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë janë të një rëndësie të madhe për serbët në vend, thonë për Radion Evropa e Lirë qytetarë të Mitrovicës së Veriut dhe Graçanicës, përfaqësues të tyre politikë dhe të shoqërisë civile.
Fjalimet në fushatën zgjedhore në Kosovë janë të gjata dhe të zhurmshme, por rrallë për arsimin. Kandidatët politikë kanë përqendruar vëmendjen te rritja ekonomike, hapja e vendeve të reja të punës, mbështetja për bizneset, sulmet për njëri-tjetrin...
Tani, që fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit po vazhdon, partitë politike po premtojnë rregullimin e këtij problemi për të pasur furnizim të plotë me rrymë.
Shfaq më shumë