Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe çmime të larta të perimeve. Domatet, specat dhe trangujt - dikur ushqime të përditshme - tani janë bërë luks.
Ministrat e jashtëm të BE-së diskutuan për mbështetjen e mundshme evropiane të Radios Evropa e Lirë, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’ia ndërprerë fondet.
Në një botë ku dinamikat e sigurisë ndryshojnë me shpejtësi, Kosova nuk mund ta përballojë të merret me “çikërrima politike”, thonë ekspertët e sigurisë.
I vendosur në një kamion të gjatë, ky muze është një fragment i Muzeut të Qendrës Historike të Galipolit në Turqi. Ai u hap më 12 mars në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të qytetit të Prishtinës.
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota është duke u bërë më shpejt seç ka qenë e planifikuar, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Derisa Evropa riarmatoset, NATO-ja është në krizë dhe aleancat nën presion, siguria në Kosovë vihet në diskutim. Autoritetet garantojnë stabilitet, por ekspertët paralajmërojnë për cenueshmërinë e saj.
Në shtatë ditët e fundit, Parku i Pionierit, i cili gjendet pranë institucioneve më të rëndësishme shtetërore të Serbisë, është bërë vend i protestave të studentëve, të cilët kërkojnë t’iu mundësohet ndjekja e ligjëratave në universitete.
Në gjithë këtë situatë, pashmangshëm lindin dilemat nëse ka tendencë për zvarritje të procesit që duhet të rezultojë me formim të institucioneve të reja, apo gjithçka është brenda afateve ligjore.
Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend.
Nga 1 qershori, kompanitë e mëdha në Kosovë duhet t’i zgjedhin vetë furnizuesit e tyre me energji elektrike. Derisa rregullatorët e cilësojnë këtë si hap drejt liberalizimit të tregut të energjisë, drejtuesit e bizneseve paralajmërojnë për rritje të kostove dhe paqëndrueshmëri ekonomike.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës në Kosovë tha se aleanca është e gatshme t’i përgjigjet çdo zhvillimi të sigurisë në Kosovë. promise në dialog.
Zgjedhjet në Kosovë mund të kenë përfunduar, por koha kur vendi do të ketë qeveri të re duket se është ende larg. Me partitë opozitare që e përjashtojnë bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe me këtë të fundit që këmbëngul se do ta formojë vetë qeverinë, situata mbetet e hapur për çdo skenar.
Shfaq më shumë