U krijua për komunikim të sigurt nga një kompani kanadeze, por SkyECC u shndërrua viteve të fundit në një mjet të shpejtë dhe të sofistikuar për koordinimin e aktiviteteve të grupeve kriminale në mbarë botën.
Për të 26-n herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është përcjellë me kundërshtime edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut, por sot konsiderohet si një mundësi për të kontrolluar më mirë shpenzimet.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor shumëkombësh “Defender Europe 25”.
Statistikat thonë se në Kosovë ka gjithnjë e më pak persona me infeksione seksualisht të transmetueshme. Por, e vërteta qëndron ndryshe. Kjo pasi që statistikat nuk e pasqyrojnë realitetin.
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë nuk është vetëm një obligim ligjor, por edhe një mundësi për zhvillim, vlerëson eksperti i energjisë, Arben Kllokoqi.
Punimet për rehabilitimin e linjës Fushë Kosovë - Hani i Elezit nisën në vitin 2019, ndërsa qeveria e atëhershme pati premtuar se ato do të përfundonin në vitin 2021. Por, as tash, në vitin 2025, kjo linjë nuk është afër përfundimit.
Për të njëzetepestën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Papa Leoni XIV ka emëruar Luigji Biankon si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën, një vendim që ka zgjuar shpresa të reja për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.
Me zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale (IA), edhe tregu i punës në Kosovë po përballet me sfida të reja. Në fokus është sektori i teknologjisë – ndër më të paguarit, por edhe ndër më të ekspozuarit ndaj automatizimit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Në një mëngjes pranveror në fshatin Brus, një burrë me flokë të thinjur e me kostum bezhë, dhe një tjetër më i ri, i veshur me ngjyrë të kaltër, ndajnë nga një filxhan kafeje – dhe dy fe të ndryshme – por, të njëjtin mbiemër: Gashi.
Shfaq më shumë