Edhe pse çmimi i rrymës elektrike në Kosovë është rritur nga 1 maji, shumë vende të Evropës paguajnë dukshëm më shumë për kilovatët e shpenzuar. Megjithatë, vendet e Ballkanit janë, në përgjithësi, shtetet me çmimet më të ulëta.
Autoritetet kosovare kanë filluar zbatimin e një plani operativ, mbi bazën e të cilit është formuar një grup pune që do të merret ekskluzivisht me ngacmimin seksual të grave në veriun e Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Ministri në detyrë i Bujqësisë në Kosovë është vënë në qendër të hetimeve mbi dyshimet se janë bërë shkelje rreth vënies në funksion të një fabrike për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për çfarë, saktësisht, bëhet fjalë?
Kompani të shumta në Kosovë protestuan në Prishtinë më 29 maj kundër liberalizimit të tregut të energjisë, i cili hyn në fuqi më 1 qershor.
Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.
Dy vjet pas përleshjes së dhunshme në Zveçan mes protestuesve serbë dhe trupave të KFOR-it, situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë.
Nga 1 qershori, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të gjitha bizneset e mëdha do të dalin nga skema e tarifave të rregulluara dhe do të futen në tregun e lirë.
Teksa qytetarë largohen për paga më të larta në vendet e Bashkimit Evropian, disa sektorë – si ai i teknologjisë së informacionit – po arrijnë ta mbajnë fuqinë punëtore në vend, duke ofruar kushte më të mira dhe mundësi të reja.
Si në njëzet e një përpjeket e mëhershme, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të martën, për të njëzet e dytën herë, ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Policia serbe ka lëshuar një urdhër për arrestimin e tij pas një incidenti në Mitrovicën e Veriut gjatë një feste të maturantëve të komunitetit serb.
Që nga qershori i vitit 2023, Kosovës i janë vendosur disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Tani, gati dy vjet më vonë, ato më në fund po largohen dalëngadalë - me shumë paqartësi. Por, dëmi i shkaktuar deri më tani arrin qindra miliona euro.
Shfaq më shumë