Sikur edhe në seancat e kaluara parlamentare, nisur prej 15 prillit, skenari ishte i njëjtë: seanca zgjati pak minuta, dhe vazhdon pas 48 orësh – në këtë rast e radhës do të jetë më 11 qershor.
Gjykimi kundër tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska” – ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023 – do të vazhdojë sot me seancën e dytë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhjetëra organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë kanë paralajmëruar se mirëqenia sociale është lënë jashtë prioriteteve qeveritare.
Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë të këtij viti.
Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të infektimit me virusin HIV.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar dështimin e 28-të me radhë.
Përballë bllokadës institucionale që po zgjat me javë, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Përballja me seksizëm, kërcënime dhe fushata dezinformuese mbetet realitet i përditshëm për shumë prej grave në skenën politike.
Familja 3-anëtarëshe Danilloviq nga Leshaku, në veri të Kosovës, ka edhe rreth 20 ditë afat për të shembur shtëpinë e ndërtuar në mënyrë të paligjshme; në të kundërtën, ajo do të rrënohet nga një kompani për rrënime të tilla, me shpenzimet e saj.
Dita Ndërkombëtare e Mjedisit e gjen Kosovën me qindra deponi ilegale, gurthyes aktivë dhe ndotje të lartë ajri nga termocentralet. Aktivistët mjedisorë vërejnë rritje të vetëdijes publike, por kërkojnë veprim më të ashpër institucional ndaj ndotësve më të mëdhenj.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 27-n herë me radhë kanë dështuar që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë e aprovoi të mërkurën kërkesën e mbrojtjes që Naim Murseli t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikik, para se të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tij dhe dy të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshortes së Murselit.
Shfaq më shumë