Zjarret në Konushefc të Podujevës dhe në Shkabaj afër Prishtinës ishin në mesin e dhjetëra vatrave të përhapura gjatë së shtunës, si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të forta.
Përderisa në dy vjetët e gjysmë të fundit, eksporti nga Kosova ka qëndruar në vlera të ngjashme, vlera e importit ka pësuar ndryshime më të dukshme.
Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në orën 14:00 për herë të fundit në kuadër të seancave të shumta konstituive, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, temperaturat brenda arrijnë deri në 33 gradë Celsius. Për shkak të klimatizimit jofunksional, punonjësit detyrohen të punojnë në kushte të rënda, ku janë raportuar edhe raste të alivanosjes.
Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52-të, një ditë para skadimit të afatit të vënë nga Gjykata Kushtetuese për finalizimin e procesit. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje fajëson partitë tjera për bllokadën, Nisma Socialdemokrate bën thirrje që të pritet një tjetër aktgjykim.
Deputetët kanë dështuar të premten ta konstituojnë Kuvendin – një ditë para skadimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për finalizim të procesit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku dhe 8 gushti, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme dhe sqarim të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është “qartazi e pabazuar” dhe, si e tillë, e papranueshme për Kushtetuesen.
Ndonëse ende nuk janë finalizuar të gjithë hapat e domosdoshëm pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit – nisur nga konstituimi i Kuvendit – Kosova i ka nisur përgatitjet për një palë zgjedhje të reja, ato lokale, që do të mbahen më 12 tetor.
Siguria e Kosovës po rrezikohet nga raste spiunazhi të lidhura me shërbimet sekrete serbe. Arrestimet e fundit ngrenë shqetësime për përmasat e kërcënimit dhe gatishmërinë institucionale për t’u përballur me të.
Keqpërdorim i mundësive dhe i serbëve në Kosovë. Kështu e komentojnë në Beograd e në Prishtinë deklaratën e zyrtarit serb, Igor Popoviq, i cili Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e quajti organizatë terroriste.
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk arritën as këtë të mërkurë të konstituojnë institucionin ligjvënës, duke shënuar përpjekjen e 51-të pa sukses.
Shfaq më shumë