Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, konsideron se autoriteti më i lartë kushtetues i vendit nuk do ta shqyrtojë kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për një masë të përkohshme lidhur me afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi.
Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto rrethana, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë paraqet një rrezik të vazhdueshëm.
Ushtria e Serbisë thotë se “nuk ka informacion” në lidhje me pjesëtarët e saj që figurojnë në aktakuzën e Kosovës, ndërsa policia serbe nuk përgjigjet në pyetje.
Deklaratat e zyrtarit serb, Igor Popoviq, në përvjetorin e vrasjes së disa serbëve dhe romëve në Hoqë të Madhe sollën pasoja të menjëhershme. Ai u arrestua në kufi me Serbinë dhe u dërgua në paraburgim për 30 ditë, pasi autoritetet e Kosovës e akuzuan për nxitje të urrejtjes dhe të përçarjes etnike.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete.
Në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të caktuara për 12 tetor, brenda komunitetit serb po shtohen zërat që kërkojnë bashkim dhe krijim të një platforme të përbashkët veprimi.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritur as për të 50-ën herë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht zërave se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor, me rreth 20 milionë banorë, rrezikon të mbetet pa burime informacioni nga mediat që nuk janë nën ndikimin e forcave kryesore politike në shtetet e rajonit.
Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi.
Rritja e shpejtë e sektorit të teknologjisë së informacionit në Kosovë shtyu Arbron Gashin vitin e kaluar që të kthehej në vendlindjen e tij, prej nga ishte larguar si foshnje gjashtëmuajshe në vitin 1999, për shkak të luftës.
Në Kosovë, rreth 420 mijë hektarë tokë shfrytëzohen për arsye bujqësore. Prej tyre, pak më shumë se gjysma shfrytëzohen si livadhe dhe kullosa.
Shfaq më shumë