Viti 2024 shpërfaqi ndryshime të shumta në Kosovë. Fillimisht, tkurrja e popullsisë u konfirmua me regjistrimin e sivjetmë të popullsisë. Ky regjistrim tregoi edhe për ndryshime të tjera në strukturën e popullsisë në vend.
Lënia e punës në zyre për të punuar tokën, kthimi i qytetarëve nga diaspora për të jetuar në Kosovë, luftimi i shpyllëzimit duke përdorur dronët, luftimi i paragjykimeve gjinore dhe etnike dhe kthimi i buzëqeshjes pas vitesh të përballur me dhunë.
Rritja e pensioneve dhe lehtësimi i disa procedurave administrative përbëjnë disa nga arritjet pozitive për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë. Megjithatë, infrastruktura që garanton qasje të barabartë për ta në hapësira publike vazhdon të jetë një fushë me mungesë të theksuar progresi.
Gjatë këtij viti, gazetarët e Radios Evropa e Lirë ju sollën lexuesve dhe shikuesve artikuj e video me tema të ndryshme, sikurse ato të politikës, ekonomisë e deri te problemet mjedisore.
"Liria dhe besimi". Kjo është ajo që momentalisht i mungon më së shumti Dragisha Llakiqeviqit nga fshati Kutnje, në komunën e Leposaviqit, ku jetojnë kryesisht serbë.
Përfaqësueses të shoqërisë civile konsiderojnë se kjo praktikë duhet ndërpritet sepse është e paligjshme dhe dëmton buxhetin e shtetit me mbi 51 milionë euro në vit.
Me ankesat për kushtet e punës dhe pagat, në Odën e Mjekëve të Kosovës tregojnë se, gjatë vitit 2024, 109 mjekë e kanë tërhequr certifikatën për të kaluarën etike, e cila u shërben për punësim jashtë vendit.
Institucionet e Kosovës, me shumë gjasë, bazuar në ligjet në fuqi, do të lëshojnë një fletarrestime të kuqe të Interpolit për personat që janë dënuar për krime lufte në mungesë.
Qindra euro kanë qenë faturat për ngrohje për disa qytetarë të Prishtinës gjatë muajve tetor dhe nëntor. Kjo ndodhi pas ndryshimit të mënyrës së faturimit këtë vit nga ndërmarrja publike Termokos. Disa nga ankuesit dyshojnë se matja e konsumit nuk është bërë siç duhet.
Deri në tetë orë pa energji elektrike janë përballur dy pronarë të kompanive prodhuese nga Ferizaj dhe Malisheva. Kjo situatë ka vështirësuar procesin e prodhimit të tyre dhe ka rritur shpenzimet.
Ish-diplomati amerikan, Cameron Munter, thotë se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, nuk mund të vazhdojnë pa ndryshuar asgjë, “nëse nuk duam t’i kalojmë edhe 15 vjet të tjerë duke pritur”.
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të Kosovës thonë se ende nuk janë krijuar kushtet për të paguar energjinë elektrike.
Shfaq më shumë