Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, për periudhën janar-qershor 2025, eksportet e perimeve kanë arritur vlera të konsiderueshme: domatet rreth 30 mijë euro, specat 50 mijë euro, trangujt 277 mijë euro, ndërsa patatet afro 1.1 milion euro.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve.
Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u dënua me gjobë prej 3.000 eurosh dhe me dëbim nga Kosova për dy vjet. Dënimi me gjashtë muaj burgim iu zëvendësua me gjobë, pasi ai e pranoi fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se dispozitivi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit është “jashtëzakonisht i qartë” dhe nëse ka vullnet politik, procesi mund të finalizohet.
Në sheshet e Prishtinës, mijëra qytetarë protestuan kundër Gjykatës Speciale. Me flamuj në duar dhe thirrjet “UÇK”, ata kërkuan gjykim të drejtë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë të Holandës.
Shteti i Kosovës thotë se ka ndarë miliona për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale në Hagë. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e quan të turpshme vendosjen e “çmimeve tavan”. Si e shohin ekspertët këtë situatë? Shpjegojmë në pak minuta.
Gjyqtari Radomir Llaban, i emëruar nga komuniteti serb, është në qendër të një debati të ri në Kosovë pas tërheqjes së një kërkese nga presidentja Osmani. Çfarë po ndodh me akuzat për rrezik ndaj sigurisë kombëtare?
Radio Televizioni i Kosovës po përballet me mungesë fondesh pasi si pasojë e krizës politike, ende nuk i është transferuar gjysma e fondeve nga buxheti i shtetit.
Përfaqësuesit e 47 mijë veteranëve të regjistruar të luftës në Kosovë ankohen për trajtim të padinjitetshëm nga institucionet shtetërore. Nga shuma e pensionit mujor e deri te kujdesi shëndetësor e psikologjik, ata ndihen të lënë pas dore nga shteti për të cilin luftuan për ta çliruar.
Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë – veprim ky që është kritikuar nga pushteti në Beograd, por edhe nga Lista Serbe, që vepron në Kosovë me mbështetjen e autoriteteve serbe.
Pesë javë pas vënies së gur themelit nga kryeministri Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, njëra nga dy urat e reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër që ndanë Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut, ka marrë formë të dukshme.
Dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura të Kosovës, organet kolegjiale dhe individuale të të cilave emërohen nga Kuvendi i Kosovës, janë jofunksionale ose funksionojnë me mungesa për shkak të mosveprimit të legjislativit.
Shfaq më shumë