Kosova mori shumë nga Shtetet e Bashkuara: mbështetje, ndihmë, njohje. Në vitin 1999, kur dhuna e regjimit serb kërcënonte ekzistencën e saj, NATO-ja, me udhëheqjen e SHBA-së, ndërhyri. Sot, mbështetja është ende aty, por tensioni është i qartë.
Prishtina është në qendër të vëmendjes politike. Trafiku i rënduar, mungesa e parkingjeve, pastërtia e qytetit dhe qentë endacakë - probleme të përditshme të kryeqytetit të Kosovës janë kthyer në premtime elektorale nga kandidatët për kryetar.
Pezullimi i punës së Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Pensionale e Invalidore në Mitrovicën e Veriut, me arsyetimin se dy institucionet e drejtuara nga Serbia nuk kishin leje për të ushtruar veprimtari, nxiti reagime në mesin e komunitetit serb dhe faktorit ndërkombëtar.
Paul Williams, që ishte këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, ka përfunduar dëshminë dyditore para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku foli për rolin e UÇK-së në Rambuje, pozitën e Hashim Thaçit në delegacion dhe procesin e vendimmarrjes
James Rubin përfundoi dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, si dëshmitari i parë që mbrojti Hashim Thaçin, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, hedh poshtë pretendimet se raportet mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe SHBA-së janë të qëndrueshme.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, përmbyll sot dëshminë para Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ai është dëshmitar i mbrojtjes të Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës, i cili së bashku me tre ish-eprorë të UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Partitë serbe në Kosovë përplasen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, me Lista Serbe që premton anulimin e vendimeve lokale, ndërsa opozita kërkon ndryshime në interes të qytetarëve.
Jellena Gjukanoviq, serbe nga Mitrovica e Veriut, doli më 16 shtator para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku mohoi akuzat për spiunazh në favor të Agjencisë serbe të Inteligjencës (BIA).
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, vazhdon dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.
Mbrojtja në gjykimin e katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi - nis më 15 shtator dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Shfaq më shumë