Mbrojtja në gjykimin e katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi - nis më 15 shtator dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Nga gjithsej 206 kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet e sivjetme lokale në Kosovë, rreth 90 për qind janë burra.
Ballkani Perëndimor po përjeton një valë të re të bashkëpunimit dhe modernizimit ushtarak.
Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe, që vendosën kursin e një pjese të historisë.
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën është një rezultat i drejtpërdrejtë i frustrimit të grumbulluar ndaj veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Distancim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, si dhe paralajmërim për Qeverinë e tij se mbështetja ndërkombëtare po zbehet.
Ballkani Perëndimor po përjeton një valë të re të bashkëpunimit dhe modernizimit ushtarak. Nga Franca deri në SHBA, vendet e rajonit furnizohen me armë nga partnerë të ndryshëm, ndërsa Serbia dallon: ajo bashkëpunon edhe me Kinën dhe Rusinë.
Deklaratat e presidentes së Kosovës se funksionimi i Kuvendit nuk duhet të mbetet peng i zgjedhjes së nënkryetarit serb janë parë si tejet politike, pa argumentime kushtetuese dhe me tendencë për t’i siguruar vetes edhe një tjetër mandat si udhëheqëse e shtetit.
Deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Lista Serbe po përpiqet të bllokojë formimin e institucioneve të reja, analistët e interpretojnë kryesisht si një mesazh politik.
Trotuaret e bllokuara, mbeturinat dhe mungesa e hapësirave publike e bëjnë jetën e përditshme në Fushë Kosovë një sfidë të përditshme për qytetarët.
Integrimi i institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës është i pashmangshëm, por gjasat janë që të mos bëhet gjatë këtij viti, thotë Nenad Rashiq, deputet nga radhët e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës dhe ministër në Qeverinë në detyrë të vendit.
Kryetarët e 27 komunave të Kosovës kishin bërë gjithsej 1.815 premtime gjatë fushatës elektorale më 2021. Tani, katër vjet më vonë, 21 për qind as nuk janë filluar si projekte, ndërsa 51 për qind janë përmbushur.
Shfaq më shumë