Çfarë dihet deri më tani për sulmin e SHBA-së ndaj centraleve bërthamore?
Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të shkurtër lidhur me situatën në Lindjen e Mesme:
- SHBA-ja pasi sulmoi centralet në Fordo, Natanz dhe Isfahan, tha se ka shkatërruar ambiciet bërthamore të Teheranit.
- Irani është zotuar se do të përgjigjet dhe ka refuzuar thirrjet për bisedime.
- SHBA-ja e quajti operacionin e saj ndaj Iranit “Çekani i Mesnatës” dhe tha se goditi centralet me 14 bomba për shkatërrimin e bunkerëve, dhjetëra raketa dhe në sulm morën pjesë 125 avionë.
- Uashingtoni deklaroi se nuk synon ndryshim të regjimit në Iran, por kërkoi një zgjidhje diplomatike për programin bërthamor.
- Presidenti iranian tha se sulmet zbuluan se Uashingtoni ishte “prapa” fushatës ushtarake të Izraelit ndaj Republikës Islamike.
- Turqia paralajmëroi se konflikti rajonal mund të përshkallëzohet në konflikt global
- Kosova përkrahu sulmet amerikane, duke thënë se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim bërthamor
- Agjencia e OKB-së për Energji Bërthamore deklaroi se mbetet i paqartë dëmi i shkaktuar në Fordo – centrali nëntokësor bërthamor i Iranit
Si erdhëm deri këtu?
Krenare Cubolli na tregon çfarë dihet për sulmet e SHBA-së në Iran:
SHBA i bën thirrje Kinës që të bindë Iranin të mos e mbyllë Ngushticën e Hormuzit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u bëri thirrje të dielën autoriteteve kineze që të nxisin Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit, njërës prej rrugëve kryesore në botë për transportim të naftës.
Deklarata e Rubios në emisionin “Sunday Morning Futures with Maria Bartiromo” në Fox News erdhi pasi televizioni shtetëror iranian Press TV raportoi se Parlamenti i Iranit ka miratuar një masë për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz.
“Inkurajoj Qeverinë kineze në Pekin që t’i telefonojë [Iranit] për këtë çështje, sepse ata varen rëndë nga Ngushtica e Hormuzit për furnizimin me naftë”, tha Rubio, i cili shërben gjithashtu si këshilltar për sigurinë kombëtare.
“Nëse e bëjnë këtë, do të jetë një tjetër gabim i rëndë. Është vetëvrasje ekonomike për ta. Ne kemi opsione për ta trajtuar, por edhe vendet e tjera duhet ta shohin me seriozitet. Do t’i dëmtonte ekonomitë e tyre shumë më tepër se sa tonën”.
Rubio theksoi se një vendim për të mbyllur ngushticën do të përbënte një përshkallëzim masiv, që do të kërkonte përgjigje nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Çfarë pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit?
Ndërsa pluhuri po ulet mbi Fordo dhe dy objekte të tjera të goditura nga SHBA-ja, ditët në vijim do të tregojnë çfarë nënkupton saktësisht kjo ngjarje...
A do të shpërthejë një luftë e plotë? A do të hakmerret Irani duke goditur bazat amerikane në rajon? A do të përpiqet Teherani të bllokojë furnizimet globale të naftës përmes ngushticës së Hormuzit? A do të vazhdojë Izraeli me bombardimet e paprecedenta ndaj objektivave iraniane? Dhe, a po hyn SHBA-ja në një tjetër luftë të madhe në Lindjen e Mesme?
Analizon gazetari i Radios Evropa e Lirë, Mike Eckel: