Ndërlidhjet

Pamje nga takimi i 31 tetorit.
Pamje nga takimi i 31 tetorit.

Osmani synon shmangien e zgjedhjeve, pavarësisht kërkesës së disa partive

• Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i takoi të premten liderët partiakë gati një javë pasi Kuvendi s’e votoi Qeverinë Kurti III.

• Pas përfundimit të takimit, krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Lideri i LVV-së, Albin Kurti, u largua pa folur për media.

• Takimi është mbajtur pasi Kosova gjendet në bllokadë institucionale, meqë asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit për të qeverisur e vetme dhe ka mungesë vullneti mes partive për bashkëqeverisje.

• Osmani mund ta mandatojë dikë tjetër për të tentuar ta bëjë qeverinë e re, ose të shpallë zgjedhje të reja.

12:17 31.10.2025

Kurti: Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje

Në rrugë për te salla e takimit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nëse do të gjendet sot ndonjë zgjidhje për situatën e krijuar.

“Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje dhe e falënderoj zonjën presidente për organizimin e këtij takimi”, ka thënë Kurti shkurt për mediat.

12:22 31.10.2025

Nis takimi mes Osmanit dhe zyrtarëve politikë

Duket se takimi tashmë ka nisur. Do t'i presim reagimet e pjesëmarrësve sapo të dalin nga salla.

12:46 31.10.2025

Telashe për qeverisje qendrore, por jo edhe nëpër komuna

Përderisa mbahet takimi mes Osmanit dhe krerëve politikë – në mungesë të një konsensusi për të qeverisur – përfaqësuesit e tyre nëpër komuna kanë lidhur e po lidhin koalicione për balotazhin e 9 nëntorit.

Çfarë tregon ky trend?



12:57 31.10.2025

Pse dështoi Kurti ta bënte qeverinë?

Kemi biseduar me analistë të çështjeve politike më herët gjatë javës për të kuptuar më shumë se pse dhe si erdhi puna deri te kjo bllokadë.

Lexojeni në linkun më poshtë se çfarë kanë thënë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG