Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Minatorët e Trepçës vazhdojnë të punojnë në kushte të rënda, me pajisje të vjetruara, pa sigurime shëndetësore dhe me paga të ulëta që shpesh nuk mbulojnë as shpenzimet bazë të jetesës.
Pamjet nga flotacioni në Kishnicë pasqyrojnë realitetin e rëndë të industrisë minerare, makineri të stërvjetruara dhe kushte të vështira të punës.
Vagonë e makineri të vjetruara në minierën e Artanës. Minatorë e kësaj miniere pohojnë se këto pajisje ua vështirësojnë punën atyre për nxjerrjen e koncentratit të plumbit dhe zinkut.
Fshati Olimpik dhe Spitali i Qytetit janë dy nga projektet më ambicioze që Komuna e Prishtinës po i promovon për të tërhequr investitorë të huaj. Megjithatë, brenda institucioneve në Kosovë vazhdojnë paqartësitë për mënyrën se si do të ndërtohen këto projekte dhe si do të funksionojnë.
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
Qendra e Studentëve në Prishtinë që pritet të rinovohet dhe të shndërrohet në Fshatin Mesdhetar për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
“Po shkruhet historia”. Me këto fjalë, Komanda e Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli e përshkroi në X nisjen e stërvitjeve të para të përbashkëta mes Serbisë dhe NATO-s, më 12 maj në jug të Serbisë.
Kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit po marrin nga shteti i Serbisë leje për gurore, në afërsi të segmentit të planifikuar të autostradës drejt Malit të Zi.
Njerëz në të gjithë botën e shënuan 1 Majin - Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve - me marshe dhe protesta të mëdha. Kjo u shfrytëzua në shumë vende, përfshirë në Kosovë, për të kërkuar të drejtat e punëtorëve dhe kushte më të mira pune.
Fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Bllagoje Spasojeviqin dhe Vlladimir Tolliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim për sulmin e 2023-tës në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka një numër nënkalimesh dhe mbikalimesh për këmbësorë, por jo të gjitha shfrytëzohen nga qytetarët, ndërsa një pjesë e tyre duket se as nuk mirëmbahen.
Shtrenjtimi i naftës i ka sjellë veturat elektrike në tavolina diskutimi. Edhe pse shihen si opsion i mirë për ngasësit në Kosovë, njohësit e industrisë theksojnë disa probleme: nga mungesa e lehtësirave doganore deri te infrastruktura e kufizuar për mbushje.
Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit Prishtinë janë mbushur me tifozë që valëvitin flamuj shtetërorë dhe kombëtarë në natën kur Kosova do të përballet me Turqinë në një ndeshje finale për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Në qytet shihet edhe një prani e tifozëve turq.
Kishin dalë nga Kosova për të ndërtuar një jetë më të mirë, si shumë të tjerë. Në Vjenë punonin e kursenin për të ndihmuar familjet. Por, një aksident në vendin e punës më 17 mars ua ndërpreu jetën.
Kosova i ka bërë përgatitjet e fundit për përballjen finale për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën. Kombëtarja dardane synon pjesëmarrjen në Botëror për herë të parë në historinë e vet 10-vjeçare dhe pritjet nuk kanë qenë kurrë më të mëdha.
Regjimi iranian e ka gjetur një mënyrë të re të shpërndarjes së propagandës - përmes filmave vizatimorë. Amerikanët paraqiten si të dobët ndërsa iranianët si heronj. Si e bën këtë? Shpjegojmë në pak minuta.
Kosova ka pak më shumë se një muaj kohë për ta zgjedhur kreun e ri të shtetit, pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi një dekret të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. A do të arrijnë pajtim partitë për zgjedhjen e presidentit të ri, apo do ta çojnë vendin në zgjedhje?
Ukraina ka katër vjet që i rrëzon dronët që nisen nga Rusia, përfshirë dronët iranianë. Të njëjtit po përdoren nga Teherani, si hakmarrje për sulmet e nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Çfarë mësimesh mund të japë Kievi në këtë drejtim? Shpjegojmë për pak minuta.
Nëpër Ngushticën e Hormuzit kalon 20 për qind e naftës së botës. Irani është duke tentuar që ta mbyllë atë duke hedhur mina.
Shfaq më shumë