Ndërlidhjet

Një burrë i liruar nga mbajtja në Gazë, duke u përqafuar me gruan e tij.
Një burrë i liruar nga mbajtja në Gazë, duke u përqafuar me gruan e tij.

Pengjet izraelite lirohen, Trump dhe liderët botërorë nënshkruajnë planin për paqe në Gazë

• Sot janë liruar të gjitha pengjet e gjalla izraelite që kanë qenë në duart e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera - prej tetorit të vitit 2023. Po ashtu, Izraeli ka pranuar mbetjet mortore të katër pengjeve të vdekur.

• Në këmbim, Izraeli tha se ka liruar afër 2.000 palestinezë që ishin në burgjet izraelite.

• Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qëndruar në Izrael gjatë ditës dhe ka mbajtur një fjalim në Parlamentin izraelit. Ai tha se se të gjithë janë dëshmitarë të një agimi historik të një Lindjeje të Mesme të re.

Më pas ai ka shkuar në Egjipt, në një samit ku morën pjesë mbi 20 udhëheqës botërorë. Gjatë samitit, ai the udhëheqësit e Katarit, Egjiptit dhe Turqisë nënshkruan planin për paqe në Gazë.

19:16 13.10.2025

Sisi thotë se palestinezët “kanë të drejtë të jetojnë të lirë”

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi, gjatë konferencës për media në Sharm el-Sheik, tha se palestinezët “kanë të drejtë për vetëvendosje dhe të aspirojnë për një të ardhme kur lufta të mos i ndjekë më”.

Sipas tij, palestinezët kanë të drejtë “të shijojnë lirinë dhe të jetojnë në një shtet të tyre të pavarur, një shtet që do të jetonte në paqe pranë Izraelit, me siguri dhe njohje të ndërsjellë”.

Trump dhe Sisi gjatë konferencës në Egjipt.
Trump dhe Sisi gjatë konferencës në Egjipt.
19:27 13.10.2025

Trump: Lutjet e miliona njerëzve më në fund janë dëgjuar

Pas Sisit, Trump nisi fjalimin e tij në konferencën e samitit për paqe. Ai tha se për këtë ditë njerëzit “kanë punuar, kanë shpresuar dhe janë lutur”.

Sipas udhëheqësit amerikan, “marrëveshja historike” që nënshkroi me udhëheqësit e shteteve të rajonit, nënkupton se “lutjet e miliona njerëzve më në fund janë dëgjuar”.

Trump dhe Egjipti, Katari dhe Turqia nënshkruan planin për paqe në Gazë, por po ashtu shtoi se me këtë është arritur edhe paqe në mbarë Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë samitit në Egjipt.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë samitit në Egjipt.
19:40 13.10.2025

Kryqi i Kuq konfirmon se ka transferuar mbetjet mortore të katër pengjeve tek Izraeli

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka konfirmuar se ka lehtësuar procesin e pengjeve të gjalla për në Izrael, të palestinezëve të burgosur për në Gazë dhe Bregun Perëndimor, por edhe të mbetjeve mortore të pengjeve që mbaheshin në Gazë.

"Kryqi i Kuq ka transferuar mbetjet mortore të katër pengjeve tek autoritetet izraelite", u tha në njoftim.

Më herët, Izraeli tha se ishte informuar se Hamasi - grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - kishte dorëzuar mbetjet mortore të pengjeve të vdekur te Kryqi i Kuq.

20:08 13.10.2025

Trump thotë se në Gazë duhet të krijohet një forcë e re policore

Gjatë fjalimit në samitin për paqe në Egjipt, Trump tha se në Gazë duhet të krijohet një forcë e re policore.

“Ne po ashtu jemi pajtuar se rindërtimi i Gazës kërkon që zona të çarmatoset, në mënyrë që një forcë policore civile të lejohet të krijojë kushte të sigurta për njerëzit në Gazë”, tha ai.

Pas konferencës, Trump njoftoi se takimi me udhëheqësit do të vazhdojë prapa dyerve të mbyllura.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG