Në një diskutim të zhvilluar pas shfaqjes së një dokumentari për fëmijët ukrainas, asistentja e njërit nënkryetar të Parlamentit Evropian shpërtheu në lot teksa përktheu fjalimin e 11-vjeçarit Roman Oleksiv nga Lvivi. Djaloshi i mbijetoi një sulmi rus me raketë në Vinitsja.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mori pjesë në mirëpritjen e një njësiti të ushtrisë koreanoveriore, pas kthimit të tij në atdhe pasi kishte kryer detyra në Rusi, raportoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.
Ndërsa Italia heton “turistët snajperistë”, në Bosnje e Hercegovinë dihet shumë për “çetnikët e fundjavës”. Viktimat pyesin: Çfarë lloj njerëzish janë këta që qëllojnë fëmijë?
Java e ardhshme do të jetë vendimtare për Bashkimin Evropian në lidhje me gjetjen e një rruge për ta financuar Ukrainën për dy vjetët e ardhshme, kur udhëheqësit e bllokut të mblidhen në Bruksel më 18–19 dhjetor.
Kërkesat që Kievi t’i tërheqë trupat nga pjesa e Donbasit të cilën ende e ka nën kontroll, vazhdon të jetë pengesë drejt përparimit në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për paqe me Rusinë, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Në një komunikatë, Banka Qendrore tha se po e padit institucionin financiar me qendër në Bruksel, Euroclear - i cili mban shumë nga asetet ruse - në një gjykatë në Moskë për shkak të atyre që ajo i përshkroi si “veprime dëmtuese”.
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, e kritikoi kryetarin e Strugës duke thënë se ka lënë një përshtypje të keqe, ndërsa nuk ka shans të dytë për një përshtypje të parë. Por, kreu i ri i Strugës është i bindur se do të ketë bashkëpunim dhe mbështetje me ekzekutivin.
Kompanitë kineze në Serbi janë të angazhuara në shumë projekte të mëdha shtetërore, por këto punë nuk i kanë fituar përmes garës publike.
Dhjetëra mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Sofjes në protestën e dytë masive brenda muajit, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, për shkak të planeve për shpenzime. Protestuesit i akuzojnë liderët se i kanë vendosur pagat e tyre mbi kostot e jetesës së klasës punëtore.
Fletushka janë shfaqur në kryeqytetin iranian, Teheran, për kontrata të leverdishme për burra që duan t’i bashkohen fushatës së luftës së Rusisë në Ukrainë.
Në qytetet dhe qytezat ukrainase që gjenden në vijën e frontit, autoritetet kanë vendosur nëpër rrugë rrjeta kundër dronëve FVP (me pamje ballore) që përdor Rusia gjatë sulmeve ndaj caqeve në Ukrainë.
Ambasadorët e Bashkimit Evropian morëm vendim të mërkurën për sanksione të shtesë kundër Rusisë, duke i shtuar disa individë dhe subjekte në paketën e re të listës së zezë, e cila u hartua si përgjigje kundër pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini, pothuajse katër vjet më parë.
Shfaq më shumë