Ndërlidhjet

Një burrë i liruar nga mbajtja në Gazë, duke u përqafuar me gruan e tij.
Një burrë i liruar nga mbajtja në Gazë, duke u përqafuar me gruan e tij.

Pengjet izraelite lirohen, Trump dhe liderët botërorë nënshkruajnë planin për paqe në Gazë

• Sot janë liruar të gjitha pengjet e gjalla izraelite që kanë qenë në duart e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera - prej tetorit të vitit 2023. Po ashtu, Izraeli ka pranuar mbetjet mortore të katër pengjeve të vdekur.

• Në këmbim, Izraeli tha se ka liruar afër 2.000 palestinezë që ishin në burgjet izraelite.

• Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qëndruar në Izrael gjatë ditës dhe ka mbajtur një fjalim në Parlamentin izraelit. Ai tha se se të gjithë janë dëshmitarë të një agimi historik të një Lindjeje të Mesme të re.

Më pas ai ka shkuar në Egjipt, në një samit ku morën pjesë mbi 20 udhëheqës botërorë. Gjatë samitit, ai the udhëheqësit e Katarit, Egjiptit dhe Turqisë nënshkruan planin për paqe në Gazë.

12:18 13.10.2025

Duartrokitje të gjata për zyrtarët amerikanë në Parlamentin e Izraelit

Fjalimet tashmë kanë nisur në Parlamentin e Izraelit, ku do të flasë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Në objekt janë edhe disa zyrtarë të lartë amerikanë – përfshirë Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe atë të Luftës, Pete Hegseth - të cilët janë pritur me duartrokitje të gjata.

Pamje nga Parlamenti i Izraelit.
Pamje nga Parlamenti i Izraelit.


11:55 13.10.2025

Gëzimi për kthimin e palestinezëve në shtëpi

Mediat janë duke raportuar se ka shumë palestinezë që kanë arritur në spitalin Nasser në Gazë, për t’i parë familjarët që janë liruar nga burgjet izraelite.

Ata e kanë përshkruar të hënën si ditë të bukur dhe të mbushur me gëzim.

Zyrtarë palestinezë kanë bërë të ditur se 38 autobusët e parë me të ndaluar nga burgjet izraelite tashmë kanë kaluar në territorin e Gazës.

11:50 13.10.2025

Familjarët nisin të takohen me pengjet

Omri Miran, 48-vjeçar, është parë duke u bashkuar me gruan e tij Lishay në pikën fillestare të pritjes në jug të Izraelit.

Omri është marrë peng nga shtëpia e tij në Nahal Oz më 7 tetor 2023.

Lishay pati thënë se e ka parë për herë të fundit duke e larguar me makinë.

Në prill të vitit 2025, Hamasi – grup i shpallur terrorist – e pati publikuar një video kur shihej Omri duke shënuar ditëlindjen e 48-të.

Lishay pati thënë prej atëherë se e ka ditur që Omri ka mbijetuar.

Omri duke e përqafuar gruan e tij.
Omri duke e përqafuar gruan e tij.


11:17 13.10.2025

Çfarë ka ndodhur deri më tani?

Pengjet izraelite

  • Të gjitha 20 pengjet e gjalla izraelite janë liruar nga Hamasi - grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.
  • Ato kanë qenë të ndara në dy grupe – fillimisht janë liruar shtatë persona në mëngjes dhe 13 tjerë më vonë gjatë ditës.
  • Trupat e atyre që kanë vdekur ende nuk i janë dorëzuar Izraelit.


Të burgosurit palestinezë

  • Mbi 1.700 të ndaluar nga Gaza dhe 250 të burgosur palestinezë pritet të lirohen sot nga autoritetet izraelite.
  • Disa automjete janë parë duke bartur njerëz nga burgu Ofer në Izrael.
  • Spitalet në Gazë janë duke u përgatitur për kthimin e tyre.


Donald Trump

  • Presidenti amerikan, Donald Trump ka arritur në Parlamentin e Izraelit, ku do ta mbajë një fjalim.
  • Ai do të takohet edhe me familjarë të pengjeve, para se të niset për në Egjipt për të nisur samitin për paqe në Lindje të Mesme.
  • Në samit pritet të marrin pjesë 20 liderë të shteteve më të fuqishme në botë.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG