Ndërlidhjet

Glauk Konjufca në fjalimin para deputetëve.
Glauk Konjufca në fjalimin para deputetëve.

Konjufca dështon ta bëjë Qeverinë, hapet rruga për zgjedhje

• Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, nuk i siguroi votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re të Kosovës.

•Konjufca ishte figura e dytë e LVV-së, pas liderit të partisë, Albin Kurtit, që nuk i siguroi votat e nevojshme.

•Sipas Kushtetutës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

• Më herët gjtë ditës, LVV-ja thirri një tjetër seancë për miratim të katër projektligjeve të rëndësishme për vendin - përfshirë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm dhe marrëveshjet ndërkombëtare - por vota të mjaftueshme nuk pati.

• Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha i mbylli diskutimet, por e la të hapur seancën, duke iu kërkuar deputetëve të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, që të reflektojnë edhe të votojnë më vonë për to.

• Partitë ish-opozitare i bojkotuan diskutimet dhe e fajësuan LVV-në për humbjen potenciale të miliona eurove nga fondet e huaja.

• Kosova është me Qeveri në detyrë, në mungesë të një ekzekutivi të ri, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

11:50

Kusari: Kosova i humb 10% nga Plani i Rritjes, nëse nuk miratohet marrëveshja

Deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se Kosova “do t’i humbë përherë 10 për qind” nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

“Plani i Rritjes nga BE-ja ka afat skadimi. Nëse në dhjetor të vitit 2025 nuk miratohet marrëveshja, 10 për qind nga 880 milionë euro, humbin. Janë të pakthyeshme, nuk mund të kthehen edhe nëse zgjedhjet mbahen në dhjetor”, tha Kusari.

Sa për dijeni, paraliza politike ka bërë gjithashtu që Kosova të mos jetë në gjendje ta marrë asnjë qindarkë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, nga i cili parashihet të përfitojë mbi 880 milionë euro.

Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.

Kosova duhet ta ratifikojë në Kuvend marrëveshjen me bllokun evropian, për të qenë në gjendje të fillojë t’i pranojë të hollat.

Mimoza Kusari - Lila.
Mimoza Kusari - Lila.
11:57

Deputeti i PDK-së futet në sallë: Kjo seancë është jokushtetuese

Përparim Gruda.
Përparim Gruda.

Deputeti Përparim Gruda tha se u fut në seancë për ta përfaqësuar Partinë Demokratike të Kosovës, për të treguar se “ne nuk po marrim pjesë në të dhe pse për ne kjo seancë është jokushtetuese”.

“Kjo seancë do të mbahet në mend në historinë e Kosovës, për të cilën të gjithë ne e dimë që është e paligjshme dhe jokushtetuese”, tha Gruda.

“Askund Kuvendi nuk mund të mbajë seancë pa e zgjedhur Qeverinë”, shtoi ai.

Fjalimi i tij u shoqërua me ndërhyrje dhe kundërshtime nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e akuzuan se po bënte “propagandë” politike.

12:24

Kurti u bën thirrje deputetëve t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive të shkojnë në Kuvend për të votuar për marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin vjetor.

Kurti tha se Kosova "do t’i humbë mbi 200 milionë euro pakthyeshëm”, nëse nuk ratifikohen sot marrëveshjet me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes dhe ato me Bankën Botërore.

Ai tha se do të humbin “88 milionë euro nga Plani i Rritjes dhe 120 milionë euro nga këto tri marrëveshje me Bankën Botërore”.

“Ju e dini shumë mirë, se për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk mjaftojmë ne, edhe po ta kishim Qeverinë. Por, interesi publik dhe e mira shoqërore e kërkojnë të jemi aty bashkë”, tha Kurti.

“U bëj thirrje të gjithë deputetëve pa dallim partie, që sot të jemi këtu në Kuvend, ku na ka sjellë populli, t’i votojmë tri marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kurti.

Albin Kurti.
Albin Kurti.
12:43

Basha i mbyll diskutimet, por e lë të hapur seancën

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i ka mbyllur diskutimet lidhur me pikat e rendit të ditës për seancën e parë të së mërkurës, por jo edhe vetë seancën.

“Në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve, iu bëj thirrje të gjitha subjekteve politike dhe deputetëve që të mblidhemi dhe t’i kalojmë këto ligje që janë jetike për Kosovën”, tha Basha.

Dimal Basha.
Dimal Basha.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG