Ndërlidhjet

Glauk Konjufca në fjalimin para deputetëve.
Glauk Konjufca në fjalimin para deputetëve.

Konjufca dështon ta bëjë Qeverinë, hapet rruga për zgjedhje

• Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, nuk i siguroi votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re të Kosovës.

•Konjufca ishte figura e dytë e LVV-së, pas liderit të partisë, Albin Kurtit, që nuk i siguroi votat e nevojshme.

•Sipas Kushtetutës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

• Më herët gjtë ditës, LVV-ja thirri një tjetër seancë për miratim të katër projektligjeve të rëndësishme për vendin - përfshirë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm dhe marrëveshjet ndërkombëtare - por vota të mjaftueshme nuk pati.

• Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha i mbylli diskutimet, por e la të hapur seancën, duke iu kërkuar deputetëve të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, që të reflektojnë edhe të votojnë më vonë për to.

• Partitë ish-opozitare i bojkotuan diskutimet dhe e fajësuan LVV-në për humbjen potenciale të miliona eurove nga fondet e huaja.

• Kosova është me Qeveri në detyrë, në mungesë të një ekzekutivi të ri, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

14:51

Konjufca: Pa një Qeveri të re thellohet kriza në Kosovë

Konjufca tha se pa votimin e një Qeverie të re, vendi e ka të sigurt vetëm një gjë: thellimin e krizës.

“Me këtë Qeveri e kursejmë Kosovën nga dy palë zgjedhje eventuale. Do të ishte arrogancë ta çonim vendin tonë drejt në zgjedhje. Tash, nëse shkojmë në zgjedhje në dhjetor, kush do të na garantojë që do t’i shmangin ato edhe në mars?”, pyeti ai.

14:49

Konjufca nis fjalimin para Kuvendit

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit.

Ai tha se ky vit përshkruhet me bllokadë institucionale, pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ende nuk i ka krijuar institucionet e reja.

“Për herë të parë, Kuvendi nuk arriti ta legjitimojë Qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i parapriu një krizë politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, tha ai.

Sipas tij, ky vit do të mbahet mend si vit ku u humb kohë për krijimin e institucioneve të Kosovës.

14:46

Nis seanca për Qeverinë

Kryeparlamentari Dimal Basha ka nisur seancën e dytë që ka një pikë të rendit të ditës: zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës.

Glauk Konjufca nga LVV-ja është mandatari për Qeverinë.

14:25

Deputetët nisin të hyjnë në sallën plenare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të hyjnë në sallën plenare, ku ishte paraparë që në orën 14:00 të niste seanca për zgjedhjen e re të Qeverisë së Kosovës.

Mandatari Glauk Konjufca pritet të paraqesë para deputetëve përbërjen e ekzekutivit të ri, por ende nuk dihet nëse ai do të arrijë të sigurojë 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e Qeverisë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG