Lista Serbe refuzon të marrë pjesë në hedhjen e shortit
Pavarësisht refuzimit të Listës Serbe që të marrë pjesë në hedhjen e shortit për të zgjedhur nënkryetarin serb, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka vazhduar procedurën.
Ai ka thënë se emri i secilit deputet që del nga shorti do të votohet dhe duhet t’i sigurojë 61 vota për t’u zgjedhur nënkryetar.
Asnjë votë për Verica Qeraniqin
Kryetari Dimal Basha e ka hedhur në votim emrin e Verica Qeraniqit për pozitën e nënkryetares nga pakicat serbe, mirëpo ajo nuk e ka siguruar asnjë votë.
Në sallë kanë qenë 94 deputetë.
Verica Qeraniq nuk siguron asnjë votë as herën e dytë
As në votimin e dytë, Verica Qeraniq nuk i ka siguruar votat e nevojshme për t'u zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga pakicat serbe.
Sikurse herën e parë, ajo nuk e ka siguruar asnjë votë për.
As për Stefan Kovaçeviqin nuk ka votë për
As emri i dytë që ka dalë nga shorti, Stefan Kovaçeviq, nuk e ka siguruar asnjë votë për t'u zgjedhur nënkryetar.