Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës.
Kuvendi i Kosovës.

Drejtpërdrejt Dehari e shtyn seancën konstituive pas kërkesës së Kurtit për kohë për një marrëveshje për president

E përditësuar
  • Seanca konstituive u shty për kohë të papërcaktuar nga kryesuesi Dehari
  • Deputetët bënë betimin, por mbeti në gjysmë zgjedhja e nënkryetarëve dhe kryetarit
  • Lideri LVV-së Albin Kurti nuk e propozoi kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe kërkoi kohë shtesë për bisedime
  • Bisedimet mes LVV-së dhe LDK-së nuk kanë sjellë fryt deri tani.
  • Partitë parlamentare kanë rreth dy muaj për ta zgjedhur presidentin, ose vendi shkon sërish në zgjedhje.
11:48

Ndërpritet seanca konstituive

Kryesuesi Avni Dehari e ka shtyrë për kohë të papërcaktuar seancën konstituive për Kuvendin, pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se partia në pushtet kërkon kohë për gjetjen e një marrëveshjeje politike me LDK-në për formimin e të gjitha institucioneve të vendit.

Dehari tha se “meqë nuk ka propozim për kryetar të Kuvendit nga partia fituese, detyrohem ta ndërpres seancën”.

Ai tha se kryesia e Kuvendit do të njoftojë për kohën kur do të mbahet vazhdimi i seancës.

11:40

Në radhë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

Tani deputetët do të votojnë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

11:39

Betohen deputetët e rinj

Deputetët e zgjedhur për legjislaturën e 11-të janë sapo kanë bërë betimin.

11:36

Rifillon seanca

Deputetët e zgjedhur janë kthyer në sallë për ta vazhduar punën për konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Ata e kanë votuar një raport të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG