Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Dënimi në shkallë të parë për krime lufte i katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës erdhi në kohën kur epoka e proceseve të mëdha ndërkombëtare për luftërat në ish-Jugosllavi po i afrohet fundit, thonë njohës të drejtësisë tranzicionale
Hashim Thaçi dhe tre ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së u dënuan për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator, por aktgjykimi nuk është përfundimtar. Çfarë mund të kundërshtojë mbrojtja në apel?
Procesi i apelit mund të sjellë ndryshime në dënimet që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i shqiptuan më 16 shtator kundër katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët i shpallën fajtorë për krime lufte, thotë Nevenka Tromp.
Shpresa se pritjes mund t’i vijë fundi, sipas familjarëve të të zhdukurve, shoqërohet edhe me frikën se analizat e ADN-së mund të tregojnë se më të dashurit e tyre nuk janë në mesin e mbetjeve të gjetura.
Gjetja e mbetjeve mortore është vetëm fillimi i një procesi kompleks identifikimi, thotë Samira Krehiq, udhëheqëse e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për Ballkanin Perëndimor.
As zgjedhjet e reja dhe as një vendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese nuk do t’i jepnin zgjidhje të qëndrueshme krizës institucionale në Kosovë, nëse partitë nuk tregojnë vullnet për kompromis dhe bashkëjetesë politike, thotë analistja politike, Donika Emini.
Mijëra pula të ngordhura, prodhim i përgjysmuar dhe një biznes familjar në rrezik - këto ishin vetëm disa nga pasojat nga një zjarr që kaploi një deponi të mbeturinave në perëndim të Kosovës, në korrik.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk do të vazhdojë derisa partitë politike të arrijnë një marrëveshje politike, ka thënë më 11 gusht Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kryeson seancën në cilësinë e deputetit më të vjetër të Kuvendit.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka njoftuar se ka nisur "tranzicionin gradual të pranisë" së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë vetëm edhe disa orë kohë për t’u mbledhur, të premten, në ditën e fundit të afatit 30 ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, për përfundimin e seancës konstituive të organit ligjvënës.
Një hetim rreth dyvjeçar i autoriteteve të Kosovës çoi fillimisht në arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte, dhe më pas në gërmime në një lokacion në Zubin Potok, ku dyshohej se ndodhej një varrezë masive.
Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut në veri të Kosovës, autoritetet janë duke vazhduar gërmimet për mbetje të dyshuara mortore të të zhdukurve nga lufta e fundit. Familjarë të një grupi shqiptarësh, për të cilët besohet se mund të jenë varrosur aty, thonë se presin me ankth përfundimin e gërmimeve.
Fotografi dhe dëshmi të siguruara nga Radio Evropa e Lirë tregojnë se problemet infrastrukturore dhe sanitare shtrihen përtej një klinike të vetme, në spitalin më të avancuar publik kosovar, në Prishtinë.
Dy persona të arrestuar në Serbi, të cilët dyshohet se planifikonin sabotime në Gjermani, kanë rikthyer vëmendjen te një metodë që shërbimet evropiane të sigurisë e lidhin me inteligjencën ruse.
Kamerat e sigurisë gjenden thuajse në çdo institucion publik në Kosovë. Por, disa prej tyre kanë aftësi shumë më të avancuara sesa thjesht regjistrimi i videos.
Disa institucione publike shëndetësore, komunale dhe arsimore në Kosovë kanë blerë ose kanë kërkuar të blejnë sisteme kamerash me funksione të incizimit të zërit dhe njohjes së fytyrës.
Ishte menduar të bëhej një nga projektet më të mëdha sportive në veri të Kosovës. Por, 20 vjet më vonë, pas disa tenderëve të kontestuar me vlerë të përgjithshme prej disa miliona eurosh, në Leposaviq ka mbetur vetëm një gropë e madhe betoni.
Ishte projektuar fiks 20 vjet më parë. Por, një kompleks sportiv me pishinë olimpike në komunën veriore kosovare të Leposaviqit nuk ka arritur të ndërtohet e të funksionalizohet as në vitin 2026. Disa tenderë, që u dhanë ndër vite për projektin, përfunduan në gjykata.
Pesë personat e arrestuar më 9 qershor në Kosovë, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar policor, dyshohen se kanë qenë pjesë e një rrjeti që trafikonte drogë nga Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme, drejt Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të një mase të quajtur “Mbështetja e Mërgatës”, Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi më 26 maj për mbështetjen e kompanive ajrore për linjat që lidhin vendin me destinacionet nga ku më së shumti vjen diaspora e vendit.
Shfaq më shumë