Bursiste e Radios Evropa e Lirë.
Mijëra qytetarë u mblodhën më 18 shtator në Prishtinë, në një protestë të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të kundërshtuar dënimin për krime lufte të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.
Katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën fajtorë për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim.
Gati gjysma e deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës kanë angazhuar asistentë personalë, ndonëse për më shumë se një muaj organi ligjvënës ngeci te konstituimi.
Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një gjendje të pasigurt kushtetuese, nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit. Ekspertë ligjorë thonë se kryeparlamentari nuk mund ta vazhdojë këtë detyrë përtej këtij afati gjashtëmujor.
Të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit për spiunazh dhe shantazh, Fatmir Sheholli. Në deklarimin e tij të parë para gjykatës, ai u deklarua i pafajshëm për të dy akuzat.
Në dyert e Gjykatës Kushtetuese pritet të trokasin sërish partitë opozitare, kësaj here për të kontestuar konstituimin e institucioneve, kurdo që ai të bëhet.
Postin e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ia dorëzojë kryetarit të ri të Kuvendit që do të zgjidhet nga legjislatura e njëmbëdhjetë.
Ish-ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker, u bën thirrje partive politike në Kosovë që të bëhen bashkë dhe ta zgjedhin presidentin.
Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund ta mbajë një ushtrues detyre.
Tri institucionet kryesore në Kosovë udhëhiqen prej muajsh nga zyrtarë që ose janë në detyrë, ose janë ushtrues detyre. Pas betimit të deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht, legjitimiteti i titullarëve shtetërorë është vënë në pikëpyetje.
Një mesazh nga një “blerës”, një link për kinse konfirmimin e pagesës dhe pak sekonda pakujdesi mund të mjaftojnë që mashtruesit të marrin të dhënat e kartelës suaj bankare. Si funksionon kjo skemë dhe si mund ta shmangni?
Qytetarët këshillohen të mos klikojnë në vegëza të dyshimta dhe, në rast mashtrimi, të kontaktojnë menjëherë bankën dhe policinë.
A keni menduar ndonjëherë nëse produktet që i lavdërojnë influencerët janë vërtet të mira, apo nëse bëhet fjalë për reklamë të paguar? Në Kosovë, kjo nuk është gjithmonë e qartë për ndjekësit.
Votat ende të panumëruara të diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, pritet të kenë peshë më të madhe dhe të jenë përcaktuese në formimin e institucioneve të reja të Kosovës, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike.
Atë që e përjetoi gjatë luftës, regjisorja dhe skenaristja Blerta Basholli i dha një formë tjetër – atë të filmit. Në një orë e dyzetë minuta, Basholli përmes filmit “Dua” tregon jetën e të rinjve gjatë luftës në Kosovë, një kënd tjetër ky i rrëfimit të zhvillimeve të viteve ‘90.
Bartës të rinj, lëvizje të kandidatëve nga një parti politike në tjetrën, lënie jashtë dhjetëshes së parë të figurave të njohura partiake e madje edhe jashtë garës: këto janë ndryshimet në listat zgjedhore të subjekteve kryesore politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.
Ndonëse 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – është pjesë e Kalendarit të festave zyrtare, për Sindikatën e Punëtorëve të Sektorit Privat, ka pak arsye për festë, sepse ky vit vlerësohet “vdekjeprurës” për punëtorët në Kosovë.
Telashet e proceseve zgjedhore të vitit të shkuar në Kosovë nuk do të mund të gjejnë zgjidhje sivjet, nëse vendi shkon në zgjedhje parlamentare brenda pak javësh, për herë të tretë në pak më shumë se një vit.
Tridhjetë e pesë zyrtarë nga institucione të ndryshme pritet të gjobiten nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit për mosdeklarim me kohë të pasurisë, ndërkaq ndaj pesë prej tyre, agjencia do të dorëzojë kallëzim penal për mospërmbushje të obligimit ligjor
Vetëm dy centë kanë ndryshuar çmimet maksimale për shitje të naftës në Kosovë më 10 prill, në krahasim me një ditë më parë - 1.89 euro për litër në krahasim me 1.91 euro - ndonëse në tregjet botërore lëvizjet janë më të mëdha.
Shfaq më shumë