Largohen barrikadat në veri
Pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni. Sipas informatave nga terreni, po bëhen përgatitje për largimin e barrikadave edhe në Mitrovicë të Veriut. Barrikadat janë hequr nga rrugët edhe në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori. Barrikadat në veri të Kosovës u ngritën nga disa grupe serbësh, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb të Policisë së Kosovës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Rudarë, 29 dhjetor 2022

6
Çadra të ngritura jo larg barrikadave në Rudarë. Pasditen e së enjtes ka nisur largimi i automjeteve të vendosura si barrikadë në Rudarë.

7
Gjurmë nga zjarri që kanë përdorur për t'u ngrohur personat që rrinin në barrikadat e vendosura në rrugë në fshatin Rudarë.

8
Këto janë pamje nga ana tjetër e barrikadës në Rudarë, në veri të Kosovës, paraditen e 29 dhjetorit 2022.
Facebook Forum