Largohen barrikadat në veri
Pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni. Sipas informatave nga terreni, po bëhen përgatitje për largimin e barrikadave edhe në Mitrovicë të Veriut. Barrikadat janë hequr nga rrugët edhe në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori. Barrikadat në veri të Kosovës u ngritën nga disa grupe serbësh, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb të Policisë së Kosovës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Numri i qytetarëve që qëndronin në barrikadën e vendosur në Rudarë të Zveçanit paraditen e së enjtes ishte më i vogël sesa ditëve tjera. Njerëzve që punojnë në institucionet e Serbisë në veri iu është thënë që më nuk kanë nevojë të dalin në barrikada.

10
Kontejnerë mbeturinash të zhvendosur në rrugët e fshatit Rudarë.

11
Për të enjten ishte paralajmëruar largimi i barrikadave nga rrugët e pjesës veriore të Kosovës, por në Rudarë nuk kishte nisur largimi deri pasdite.

12
Pamje gjatë paradites në Rudarë...
Facebook Forum