Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
A do të formohen institucionet e reja, apo Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje? Disa qytetarë në Prishtinë ndajnë mendimet e tyre se kush mban përgjegjësinë për krizën institucionale e politike.
Prej më shumë se dy vjetësh, Kosova nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi në SHBA. Ndërsa disa e shohin këtë si një dobësim të pranisë së saj diplomatike, të tjerë argumentojnë se lobistët nuk mund ta zëvendësojnë diplomacinë. Në këtë video shpjegojmë debatin.
Një gjykim në mungesë nisi të premten në Gjykatën e Prishtinës kundër 21 personave të akuzuar për Masakrën e Reçakut - një ngjarje që ndihmoi në nxitjen e ndërhyrjes ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës së viteve 1998-'99 në Kosovë.
Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut në veri të Kosovës, autoritetet janë duke vazhduar gërmimet për mbetje të dyshuara mortore të të zhdukurve nga lufta e fundit. Familjarë të një grupi shqiptarësh, për të cilët besohet se mund të jenë varrosur aty, thonë se presin me ankth përfundimin e gërmimeve.
Një profil i rremë në rrjetet sociale mund ta fshehë identitetin e një personi, por jo domosdoshmërisht gjurmët e tij digjitale. Si mund të zbulohet kush qëndron pas një profili të rremë që bie ndesh me ligjin? E shpjegojmë në këtë video.
Një mesazh nga një “blerës”, një link për kinse konfirmimin e pagesës dhe pak sekonda pakujdesi mund të mjaftojnë që mashtruesit të marrin të dhënat e kartelës suaj bankare. Si funksionon kjo skemë dhe si mund ta shmangni?
Kamerat e sigurisë gjenden thuajse në çdo institucion publik në Kosovë. Por, disa prej tyre kanë aftësi shumë më të avancuara sesa thjesht regjistrimi i videos.
Rënia e lindjeve dhe emigrimi po zbrazin klasat, duke çuar në mbylljen e shkollave dhe riorganizimin e rrjetit arsimor në Kosovë.
A do të mbetet Kosova jashtë hartës energjetike të gazit amerikan? Ndërsa vendet e rajonit po nënshkruajnë marrëveshje miliardëshe për gazin e lëngshëm natyror (LNG) amerikan, Kosova ende heziton mes gazit dhe qymyrit.
Në vitin 1999, NATO u vendos në Kosovë për të garantuar sigurinë në terren, pas një konflikti që kishte shembur rendin ekzistues. Në më shumë se dy dekada, misioni u reduktua gradualisht, në linjë me normalizimin e situatës. Një reduktim i ri paralajmërohet për vitin e ardhshëm.
Ishte menduar të bëhej një nga projektet më të mëdha sportive në veri të Kosovës. Por, 20 vjet më vonë, pas disa tenderëve të kontestuar me vlerë të përgjithshme prej disa miliona eurosh, në Leposaviq ka mbetur vetëm një gropë e madhe betoni.
Në një kohë kur prioritetet strategjike të Shteteve të Bashkuara po zhvendosen, Ballkani Perëndimor po përballet me një realitet të ri: një Amerikë më pak të pranishme dhe më pak të gatshme për të luajtur rolin tradicional të garantuesit të sigurisë dhe stabilitetit.
Zgjedhjet në Kosovë përfunduan. Në radhë: procesi i formimit të institucioneve. Kur do të konstituohet Kuvendi? A mund të zgjidhet presidenti i ri para qeverisë?
Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, por me rezultat më të dobët në krahasim me zgjedhjet paraprake të dhjetorit. Partia e Albin Kurtit mori rreth 43 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare.
Qytetarët e Kosovës votuan të dielën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Kjo është hera e tretë radhazi në 18 muaj që kosovarët dalin për të votuar për një Kuvend të ri, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe atyre të 28 dhjetorit 2025.
Premtime për energjinë, pensionet, pagat, sigurinë dhe raportet me aleatët. Katër parti, katër qasje për të ardhmen e Kosovës. Cilat ishin zotimet e LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe Aleancës në katër fusha të ndryshme?
Një zonë e mbrojtur pranë Vlorës. Një projekt turistik me vlerë prej miliarda eurosh. Protesta të banorëve. Dhe, një hetim nga SPAK-u. Çfarë po ndodh në Shqipëri?
Jo çdo video që duket reale është e vërtetë. Gjithnjë e më shumë video, por edhe fotografi, po realizohen me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA) në prag të zgjedhjeve në Kosovë, në përpjekje për të manipuluar opinionin. Pse besohet përmbajtja e manipuluar, dhe si mund të dallohet?
Irani po propozon ta kthejë Ngushticën e Hormuzit në një pikë bllokimi digjital - duke kërcënuar të tarifojë, rregullojë ose potencialisht sabotojë kabllot nënujore që mbajnë një pjesë të konsiderueshme të trafikut global të internetit.
Në fshatra, por edhe në zona urbane të Kosovës, vërehen shpesh vargje shtëpish thuajse identike - nga plani i ndërtimit, e deri te fasada dhe oborret. Sipas sociologut Genc Xërxa, “shtëpitë e njëjta janë pjesë e kontekstit kulturor që tregon një lloj barazie”.
Shfaq më shumë