Korrespondente e Radios Evropa e Lirë.
Sipas Listës Serbe është kontestues fakti që një mandat deputeti e fitoi Nenad Rashiqi nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, falë votave të marra në mjedise ku nuk jeton komuniteti serb.
Objektet e rrënuara pranë liqenit të Ujmanit, në të cilat kishin investuar për vite me radhë, si dhe bindja se kanë mbetur pa pronën që e konsiderojnë të tyren, i bashkojnë Aleksandar Jakshiqin nga Zubin Potoku dhe Branimir Mihajlloviqin, me origjinë nga Vushtrria.
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë njoftoi se brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit kanë rifilluar punimet në rrugën e transitit ndërkombëtar Deçan-Plavë.
Ekskavatorë, nën asistimin e Policisë së Kosovës, nisën më 21 korrik rrënimin e njëmbëdhjetë shtëpive në bregun e Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.
Pastori Mark Burns, këshilltar joformal i presidentit Donald Trump për çështje shpirtërore tha se gjatë vizitës së tij në Kosovë, nuk ishte në cilësinë e një përfaqësuesi zyrtar të SHBA, negociatori apo të dërguari për çështjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe, ose çështje tjetër politike.
“E papërgjegjshme dhe provokuese” - kështu e komentojnë disa pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë deklaratën e ministres në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila foli për “spastrimin etnik” në Kosovë.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se kthimi në punë i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ serb duhet të shihet si çështje me interes publik.
Gjatë fundjavës së shkuar, në një shtyllë pranë furrës së bukës, një person i panjohur vendosi një poster me përmbajtje fyese dhe diskriminuese.
Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit - i sanksionuar nga SHBA dhe i akuzuar nga autoritetet e Kosovës për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë - vazhdon të fitojë kontrata milionëshe nga institucionet e Serbisë për projekte ndërtimore në zonat me shumicë serbe në Kosovë.
Kompania “Rad 028” e Radulle Steviqit nuk gjendet në adresën në Kosovë, ku figuron e regjistruar në sistemin serb. Por, kjo nuk i pengon institucionet e Serbisë që t’i ndajnë asaj kontrata milionëshe për punë ndërtimore.
Kosova dhe Serbia nuk kanë bashkëpunim të drejtpërdrejtë juridik.
Edhe pse rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit fitoi një mandat deputeti në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 7 qershorit, Lista Serbe e konteston legjitimitetin e tij politik.
Ndërsa Lista Serbe i cilëson si “referendum” zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është angazhuar në terren për t‘i bindur serbët e zhvendosur që të votojnë për këtë parti, të cilën e mbështet edhe Beogradi zyrtar.
Të gjitha institucionet arsimore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë - nga institucionet parashkollore deri tek universiteti - funksionojnë në sistemin e Serbisë.
Gordana Nedelkoviq dhe Mirosllav Ristiq nga territori i komunës së Graçanicës janë njoftuar se janë shkarkuar nga puna, për faktin se, siç thonë vetë ata, nuk e mbështesin Listën Serbe, por Partinë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit.
Më pak se dy javë para nisjes së fushatës zyrtare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, skena politike është përfshirë nga akuza të ndërsjella për shantazh, presione, keqpërdorim të burimeve shtetërore...
Opozita serbe në Kosovë është bashkuar në një listë të vetme zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Qytetarë serbë në veri të Kosovës ankohen për fatura të “fryra” dhe mungesë transparence në matjen e rrymës së shpenzuar.
Tabelat e sapovendosura me simbole të Kosovës në ambulancat që funksiononin brenda sistemit të Serbisë në fshatrat Banjë dhe Syriganë, në Komunën e Skenderajt, shkaktuan reagime të ndryshme.
Gjasat ekzistojnë, por ato janë të kufizuara.
Shfaq më shumë