Largohen barrikadat në veri
Pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni. Sipas informatave nga terreni, po bëhen përgatitje për largimin e barrikadave edhe në Mitrovicë të Veriut. Barrikadat janë hequr nga rrugët edhe në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori. Barrikadat në veri të Kosovës u ngritën nga disa grupe serbësh, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb të Policisë së Kosovës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Njerëzit me maska shihen afër barrikadës në veri të Mitrovicës, 29 dhjetor 2022.

2
Largimin i barrikadave në Mitrovicë të Veriut. 29 dhjetor 2022.

3
Pasditen e së enjtes ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudare, i cili gjindet në Zveçan, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.

4
Largimi i barrikadave në Rudarë pasditen e 29 dhjetorit 2022.
Facebook Forum