Ndërlidhjet

James Rubin në Gjykatën në Hagë, 15 shtator 2025.
James Rubin në Gjykatën në Hagë, 15 shtator 2025.

Çfarë tha James Rubin në ditën e parë të dëshmisë në Hagë?

• Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ishte i pari që hapi dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë më 15 shtator.

• Gjatë dëshmisë, Rubin tha se ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk kishte autoritet të plotë mbi UÇK-në - për vendimet ushtarake ai duhej të merrte udhëzime nga komandantët.

• Aktakuza ndaj Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, përfshin burgosje të paligjshme, torturë, vrasje dhe persekutim - akuza që ata i kanë mohuar.


11:53 15.9.2025

Rubin për marrëdhënien mes Thaçit dhe komandantëve të UÇK-së

Rubin dëshmoi edhe për marrëdhënien e Thaçit me komandantët e UÇK-së, gjatë procesit të demilitarizimit.

Rubin tha se Thaçi, i ri në moshë krahasuar me komandantët e tjerë, duhej t’u drejtohej atyre për informacion dhe udhëzime mbi vendimmarrjet brenda organizatës.

Ai përshkroi një lloj distancimi të Thaçit ndaj komandantëve, duke nënvizuar se edhe diferenca në moshë ndikonte në mënyrën se si ata komunikonin.

“Ata i thoshin atij se çfarë përgjigjeje të jepte”, tha Rubin, duke theksuar se roli i Thaçit ishte më shumë politik dhe ndërmjetësues.

Hashim Thaçi, si udhëheqës i ekipit negociator të shqiptarëve të Kosovës dhe udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mars, 1999.
Hashim Thaçi, si udhëheqës i ekipit negociator të shqiptarëve të Kosovës dhe udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mars, 1999.
12:23 15.9.2025

Për ju që sapo na jeni bashkuar, këto janë pikat kryesore të dëshmisë së deritashme të ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, para Dhomave të Specializuara në Hagë:

  • Thaçi nuk kishte autoritet të plotë mbi UÇK-në - për vendimet ushtarake ai duhej të merrte udhëzime nga komandantët.
  • Marrëdhënia e tij me komandantët ishte e distancuar - ai shpesh qëndronte në pozicion të tërhequr krahasuar me ta.
  • Diferenca e moshës ndikonte në raportet - komandantët më të moshuar e trajtonin Thaçin si më pak të fuqishëm në vendimmarrje.
  • Roli i Thaçit ishte më shumë politik sesa ushtarak - Rubin e përshkroi atë si figurë ndërmjetësuese, jo vendimmarrëse në terren.
  • Komandantët i diktonin përgjigjet Thaçit - sipas Rubinit, ata i thoshin atij se si duhej të përgjigjej në negociata.
12:29 15.9.2025

Rubin tregon pse Thaçi fillimisht refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes në Rambuje

Pse Thaçi fillimisht refuzoi të nënshkruante marrëveshjen në Rambuje?
Ju lutem prisni
Pse Thaçi fillimisht refuzoi të nënshkruante marrëveshjen në Rambuje?

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:36 0:00
12:52 15.9.2025

Rubin: Për Thaçin, SHBA-ja ishte simbol i fuqisë

Rubin tha se marrëdhëniet e Thaçit me Shtetet e Bashkuara ishin të veçanta dhe të një rëndësie të jashtëzakonshme për të.

Ai theksoi se që nga takimi i parë, kishte krijuar përshtypjen se Thaçi e shihte Amerikën si simbol të fuqisë dhe si pasqyrim të asaj që ai e konsideronte si shtet i fortë dhe i besueshëm.

“Sipas meje, prioriteti i tij më i madh ishte të kishte mbështetjen e udhëheqjes amerikane”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij.

Ai nënvizoi se, në asnjë moment, nuk kishte vërejtur te Thaçi ndonjë sjellje apo qasje që do të rrezikonte këtë mbështetje.

“Jo, Thaçi gjithmonë dëshironte të sigurohej që Amerika do të qëndronte në krah të tij dhe të Kosovës”, shtoi Rubin.

James Rubin gjatë dëshmisë në Hagë, 15 shtator 2025.
James Rubin gjatë dëshmisë në Hagë, 15 shtator 2025.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG