Kërkimi i mitos nga investitorë potencialë ndërkombëtarë, mund të jetë njëra nga arsyet që këta të fundit të vijnë në Kosovë, por të largohen pa investuar asgjë, vlerësojnë njohës të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë.
Përveç kësaj dukurie, thonë ata, janë edhe shumë arsye të tjera që investitorët e huaj nuk po e shohin Kosovën si vend atraktiv ku do të mund të investonin.
Çdo kompani e huaj, e cila dëshiron të investojë në Kosovë, hulumton procedurat për regjistrim, taksat, ambientin politik dhe juridik, zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe në bazë të kësaj, ajo vendos a do të investojë apo jo.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara, Agron Demi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas këtij hulumtimi që bën një investitor, kur sheh se në një vend ekziston korrupsion i madh, i bën ata të mendojnë nëse do të duhej të investonin në atë vend.
Korrupsioni, për ata investitorë, shton Demi, paraqet një pasiguri për kapitalin e tyre.
“Arsyeja si ndikon korrupsioni në uljen e zhvillimit ekonomik dhe uljen e investimeve të huaja, është se korrupsioni ka ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin politik të një vendi. Dhe, stabiliteti politik i një vendi është parakusht për investime të huaja, sidomos ato afatgjata, të cilat kërkojnë që investimi i tyre të jetë i sigurt së paku për 20 apo 30 vjet”, thotë Demi.
Edhe organizata të ndryshme ndërkombëtare si "Transparency International" dhe "Fredoom House", e kishin theksuar në raportet e tyre se Kosova është një vend me korrupsion të lartë.
Kosova ka ligje të mjaftueshme për ta luftuar korrupsionin, por asnjëherë nuk është parë një vullnet politik për ta luftuar atë, vlerëson Demi.
Ligji për investime të huaja në Kosovë kishte hyrë në fuqi në vitin 2006, ndërkaq së fundi janë bërë disa ndryshime të këtij ligji, i cili është shqyrtuar në Kuvendin e Kosovës në dy seanca, por nuk është miratuar.
Ky ligj, thekson Demi, duhet të miratohet, pasi që si i tillë do të siguronte investitorët e huaj se me ardhjen në pushtet të partive të tjera nuk do të kishte ndonjë tendencë që do të dëmtonte investimin e tyre.
“Rastet ku kompanitë e huaja kanë dëshmuar se iu është kërkuar ryshfet, apo iu është kërkuar prej individëve të caktuar nga Qeveria e Kosovës se nëse dëshirojnë të investojnë në një projekt të caktuar zhvillimor, që të afërmit e tyre apo ata vetë personalisht të jenë aksionarë të asaj kompanie të re, tregojnë se realisht investitorët e huaj u ikin vendeve si Kosova, ku do të duhej të merren vesh me dikë në Qeveri pasi që ligji nuk mjafton si është në letër”, shprehet Demi.
Në anën tjetër, profesori i ekonomisë në Institutin “Riinvest”, Alban Zogaj, thekson se një prej probleme më të mëdha në ekonominë e Kosovës, aktualisht është niveli i ulët i investimeve, si vendore, ashtu edhe të huaja.
“Kjo rënie po vjen si rezultat i disa pengesave. Pengesat më të mëdha janë aktualisht te mjedisi jo i favorshëm biznesor, që nënkupton një gjyqësor të dobët, një politikë fiskale, e cila nuk është e favorshme për investimet e jashtme, sidomos duke pasur parasysh nivelin e TVSH-së dhe formën e pagesës në ekonominë kosovare, pastaj nivelin e lartë të korrupsionit”, thekson Zogaj.
Ikja e investitorëve të huaj nga Kosova ka ndikim të madh negativ, shprehet Zogaj. Kosova humb investimet potenciale, të cilat hapin vende të reja të punës.
“Nëse ne i largojmë këta investitorë, në forma të ndryshme, çfarëdo forma qofshin ato, ne po i bëjmë dëme ekonomisë kosovare. Në këtë drejtim, duhet një angazhim i madh edhe i shoqërisë dhe i Qeverisë, në përmirësimin e ambientin afarist, në mënyrë që ne të thithim sa më shumë investime, pasi që janë ilaç për ekonominë e Kosovës”, vlerëson Zogaj.
Luftimi i dukurive negative, si krimi i organizuar e korrupsioni, vazhdimisht nga autoritetet e Kosovës ishte cilësuar si prioritet, derisa faktori ndërkombëtar kishte bërë kërkesa për ta zbutur këtë dukuri.

Pengesat më të mëdha janë aktualisht te mjedisi jo i favorshëm biznesor...