Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë mbështetje? Me sfidat që e presin, ekspertët i sugjerojnë t’i forcojë lidhjet me BE-në dhe me aleatë përtej Perëndimit.
Nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar me vota dy partitë që më parë listoheshin të parat, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë e shtyu për 17 mars seancën fillestare ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, pasi njëri nga të akuzuarit kërkoi disa ditë kohë për ta lexuar aktakuzën. Sipas Prokurorisë, ata akuzohen se kanë dhënë informacione te BIA.
Kështu pritet të shpërndahen vendet në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare 2025.
Myslimanët në Lindjen e Mesme po kremtojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në rrethana të jashtëzakonshme. Ramazani shihet si një kohë reflektimi fetar dhe adhurimi, bamirësie dhe bashkimi, pasi besimtarët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.
Prokurori i rastit ndaj të dyshuarës për spiunazh, Jellena Gjukanoviq, ndau disa detaje me Radion Evropa e Lirë. Duke qenë i kujdesshëm lidhur me informacionet që ndau, prokurori Bekim Kodraliu tregoi se si erdhi deri tek identifikimi i saj dhe dyshimet për përfshirje në veprën penale të spiunazhit.
Duke protestuar kundër politikave të Qeverisë së Serbisë dhe në mbështetje të studentëve demonstrues, ligjvënës serbë hodhën bomba tymuese për të penguar zhvillimin e një seance të Kuvendit serb, më 4 mars.
Kryeministri i Kosovës zgjodhi të vishej si punëtor ndërtimtarie dhe të merrte pjesë në vënien e gurit themeltar të një çerdheje në Gjilan, në vend se të respektonte urdhrin e Gjykatës për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit në rastin e rezervave shtetërore.
Kanadaja po e rrit praninë ushtarake dhe diplomatike në Arktik, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të riafirmuar sovranitetin e saj në një rajon që përbën 40 për qind të territorit kanadez dhe 75 për qind të vijës së saj bregdetare.
Përvjetori i tretë i pushtimit rus në Ukrainë, takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, dënimi i Dodikut nga një Gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton REL-i dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
Në këtë fotogaleri me peizazhe të mahnitshme, mund shihni fragmente nga jeta e përditshme në kryeqytetin Nuk të Grenlandës.
Një bazë nëndetësesh në Balaklava dikur ishte një sekret sovjetik, më pas u rihap si një muze turistik. Tani, aktivistët pretendojnë se baza po riaktivizohet edhe një herë për luftimin e anijeve ruse.
Shfaq më shumë