Prokuroria e priste në Prishtinë, Kurti me helmetë e lopatë në Gjilan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zgjodhi të vishej si punëtor ndërtimtarie dhe të merrte pjesë në vënien e gurit themeltar të një çerdheje në Gjilan, në vend se të respektonte urdhrin e Gjykatës për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit në rastin e rezervave shtetërore. Nga Gjilani, Kurti tha se nuk po i ikë drejtësisë dhe insistoi në kërkesën e tij - që prokurorët ta intervistojnë në Kryeministri.
Përmbajtja
-
18 nëntor 2025Psikologu “i fshehur” i Onkologjisë që mund t’ju ndihmojë
-
14 nëntor 2025“Të gjithë kundër Vetëvendosjes” - apo kështu i leverdis?