Përvjetori i tretë i pushtimit rus në Ukrainë, takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, dënimi i Dodikut nga një Gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpër fotografi
1
Një grua duke ecur mes një ekspozimi të flamujve të shtetit rus të vendosur në një shesh në qendër të Moskës më 24 shkurt, në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
2
Një djalë afgan duke luajtur me një balonë në provincën Badakhshan.
3
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump (majtas) dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë takimit të tyre të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt.
4
Mohamed Nabi i Afganistanit goditet nga topi gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare njëditore të kriketit kundër Anglisë në Lahore, Pakistan.