Në një ishull të vogël në brigjet verilindore të Japonisë, vizitorët bëjnë dhurata te kjo faltore për mbrojtet e pazakonshme të vendit: macet. "Neko Jinja", ose Faltorja e Maceve, mitizon macet si engjëj mbrojtës të Tashirojimaa, ku numri i maceve është më i madh sesa ai i banorëve.
Rreth 20 kilometra në lindje të Kukësit, një qytet në veri të Shqipërisë, dhe rreth 30 kilometra në jug të Dragashit në Kosovë, mes Novosejit dhe Shishtavecit, gjendet një fushë me lule narcisi.
Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë tregon se sa të cenueshëm mund të jenë këta punëtorë, si rrezikojnë t’i humbin vendet e punës pa paralajmërim, dhe më pas të mbesin pa dokumente që ua mundësojnë qëndrimin.
Çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër është rikthyer sërish në diskutim në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.
“Bosnje e Hercegovinës i ka ardhur fundi”, sipas udhëheqësit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Brenda javësh pritet edhe plani për “ndarje paqësore”.
Është bërë një vit që kur protestuesit e dhunshëm serbë në Zveçan sulmuan pjesëtarët e KFOR-it, me ç’rast u plagosën 93 pjesëtarë të tij.
Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë brenda, të hidratohen dhe t'i shmangin udhëtimet e panevojshme për të parandaluar goditjen nga vala e të nxehtit që ka kapluar disa pjesë të Pakistanit, ku u regjistruan temperatura deri në 53 gradë pas prillit më të lagësht në mbi 60 vjet.
Qytetarë të komunitetit serb në Graçanicë dhe në veri të Kosovës thonë se kanë mbetur pa u regjistruar për shkak se regjistruesit nuk janë paraqitur në shtëpitë e tyre. Disa nga ta thanë se vullneti i tyre ishte të regjistroheshin, e të tjerë thanë se frikësohen se do të mund të gjobiten.
Burrat ukrainas të moshës nga 18 deri 60 vjeç po kërkojnë mënyra gjithnjë e më inovative për të ikur nga vendi dhe për t'i shpëtuar luftës pas miratimit të ligjit të ri për mobilizim në Ukrainë.
Shfaq më shumë