I dërgojnë në Kosovë mbi një miliard euro çdo vit, por numri i saktë i kosovarëve që jetojnë jashtë vendit nuk dihet.
Dhjetë vjet pasi ishte dëshmitare e përpjekjeve të separatistëve të mbështetur nga Rusia për të pushtuar qytetin e saj të lindjes, Harkivin, fotografja Olga Ivashchenko u kthye për të dëshmuar atë që mund të jetë fillimi i një përpjekjeje tjetër nga Rusia për të pushtuar qytetin e dytë të Ukrainës.
Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori. Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.
Nadire Hasani dhe Lilana Drazheviq janë disa nga gratë që ekspozuan produktet e tyre në “Tregun e komunitetit” në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut.
Garda Revolucionare Islamike e Iranit e ka krijuar një njësit të ri në Teheran, për të zbatuar kodin fetar të veshjes, pasi autoritetet kanë nisur një fushatë të re – të quajtur plani “Nuri” – për gratë që nuk e vendosin hixhabin, apo shaminë e kokës.
Një propozim-rezolutë e Kombeve të Bashkuara që do ta njihte masakrën e Srebrenicës si gjenocid, nxiti reagime të forta në Serbi dhe në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës.
Më 24 prill, Uashingtoni e ka miratuar një pako masive të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Më poshtë mund t’i shihni llojet e armëve dhe pajisjeve që besohet se do të arrijnë shumë shpejt në Ukrainë.
Në Rumani po vazhdojnë punët për zgjerimin e bazës ajrore “Mihail Kogalniceanu”, një prej më të mëdhave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Evropë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar një pako ndihmash ushtarake për Ukrainën, me vlerë prej 61 miliardë dollarësh, dhe ka thënë se dërgesat e armëve do të nisin brenda orësh.
Protestat në Nju Jork, në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Një kontrabandist ukrainas i drogës thotë se më parë do të shërbente në ushtri sesa të qëndronte në burg – dhe atij mund t’i ofrohet kjo mundësi nëse miratohet një projektligj që parasheh lejimin e rekrutimit të të burgosurve për luftën kundër Rusisë.
Në pritje të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, artiljerët e Brigadës së 148-të Artilerisë të ushtrisë ukrainase, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Ukraina do ta humbte luftën kundër Rusisë, nëse nuk do të furnizohej me më shumë municione.
Shfaq më shumë